Kuzhinieri që gatoi për Ivanka Trump ka folur në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, në lidhje me menunë që u përzgjodh në darkën e shumëpërfolur. Ai shpjegoi si u përzgjodh dhe cilat ishin metodat e veçanta të gatimit të pjatave.
“Ishte një emocion i rrallë, nuk ishte darkë e zakonshme. Menuja e përzgjedhur u gatua me një proçedurë të veçantë, u ndoq metoda kosher, ku ndalohen produkte shtazore, ndalohet skuqja në tigan”, shpjegoi Henri.
Kuzhinieri tha se paraprakisht u njoftova nga stafi.
“U lajmëruam në mesditë rreth orës 12.00, paraprakisht erdhi një person nga stafi i Ivanka Trump i cili na tha se ndalohet mishi, ndalohet skuqja, enët duhet të ishin shumë të pastra, na bënë të ishim në maksimumin e disiplinës”, shpjegoi shefi i kushinës.
Fejzulla tha se u realizuan disa pjata.
“Ata donin sallatë jeshile me perime të zonës, Paccheri të zierë e marinuar me borzilok dhe vaj ulliri. Ishin receta të thjeshta, sepse ndalohej skuqia si dhe fileto peshku me perime. Ishte e vështirë si metodë gatimi, por me produkte të thjeshta dhe natyrale”, tha ai.
Shefi i kuzhinës Fejzulla shpjegoi se në tryezë ishin në total 60 veta, nga të cilët 50 ishin arkitektë. Darka zgjati një orë e gjysëm, në fund të pranishmit shijuan edhe frutat e stinës nga zona e Vlorës.
“Përshtypjet i mora nga salla, më thanë që ishin shumë të mira. Ivanka ishte e thjeshtë, shumë modeste”, përfundoi shefi i kuzhinës Henri Fejzulla.
Komente









Modestia nuk tregohet me pretendime e perzgjedhje,por duke ngrene cfare te vihet perpara,nejse, ajo metoda /kosher/ eshte metoda hebrehe e gatimit ku specifikohet qe mishi nuk mund te perzihet me bulmetin,qe duhen ndjekur rregullat se cilat kafshe hahen e cilat jo(p.sh derri,lepuri,gjithashtu dhe gjallesat e detit qe nuk jane peshq,si midhjet jane te ndaluara te hahen) e si duhen therrur,p.sh kur therren u duhet mbledhur gjaku e nuk gatuhet me gjak,sepse aty eshte jeta,gjithashtu duhet gatuar me kosher salt e perdorur buke kosher.Disa nga rregullat me te rrepta kosher ndiqen nga hebrejte fanatike,por shumica e hebrejve jane shume te moderuar,bile u afrohen me teper myslymaneve shqiptare per nga //rreptesia//e ndjekjes se rregullave qe vendos feja per ushqim e pije.
Përgjigju..bravo,Iris the Best!
Goza Trampit Modeste aaaa aaaa aaaa po ku e njoftet ju per AQ sa nejti qe osht modeste zot na ruj menjen...!!!
PërgjigjuE thjeshtë, e bukur dhe modeste..... paramendojeni sikur të ishte Grita Duma me qëndrimin e ngrirë në dysheme dhe fustanet që nuk mund të lëvizë fare
PërgjigjuGoca e Trumpit modeste?