Ivanka Trump, vajza e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale disa pamje nga Zvërneci dhe bregdeti i Vlorës. Në fotot dhe videot e publikuar shfaqen peizazhe natyrore, si deti apo gjelbërimi i zonës, si dhe pamjet nga larg të ishullit të Sazanit, ndërsa në sfond dëgjohet kënga shqiptare “Luleborë”. Krahas fotove, Ivanka shkruan se "Shqipëria është magjike".
Ivanka Trump qëndroi për tre ditë në Vlorë, ndërsa mbrëmjen e djeshme ajo u prit në kryeministri nga kreu i qeverisë Edi Rama. Gjatë qëndrimit në qytetin bregdetar ajo pati edhe një darkë me Ramën dhe arkitektë ndërkombëtar, ku në fokus të diskutimeve ishin investimet e mundshme strategjike në jug të vendit.
Qeveria shqiptare i ka dhënë kompanisë së Kushnerit statusin e “investitorit strategjik” për zhvillimin e një resorti luksoz turistik në ishullin e Sazanit, një projekt me vlerë të parashikuar rreth 1.4 miliardë euro. Projekti synon të kthejë ish‑bazen ushtarake në një resort elite, me hotele e vila.
Komente









Nuk besoj se ekziston shtet ne bote te refuzoj nje investim marramendsh te tille.Te kthej ne rezorte e hotele super luksoze(patjeter per eliten boterore turistike) nje vend qe ka "banor" minj,gjalperinj......e me disa ndertesa krejtesisht te degraduara vertet eshte dicka madheshtore.Me shprese se do realizohet ky investim.
Përgjigju/TANI/,ju keni shume te drejte,bile mendoj qe dhe guzhinjeret kane per t'i importuar nga ata /Mishelin/ dhe kamariere gjithashtu e shume gjera te tjera dhe sa per te pare Sazanin do te jete e pamundur t'a shkelesh edhe sikur Ivanka te mos shkele kurre kembe aty,sepse do te kthehet ne /gated community/me gardh,alarm e roje,po keta si /Tironsi/ me shoke as e kane idene dhe me e keqja enderrojne me sy hapur.
PërgjigjuZoti qoft me shqipnin ishalla vjen investon,qent ke te lefin, Bravo Rama keshtu vazhdo vazhdo vazhdo.
PërgjigjuPerveq disa kamerierave e ndonje guzhinier asgja nuk ka me i hy ne gjep Shqiperise e nqs ti ke deshire te shkosh ne Sazan ne diten qe ka deshire me e vizitu edhe Ivanka, ty qe jeton disa km lerg kan me te thane shko heren tjeter me pa 20% te ishullit qe mund te lejojn ta shikosh e asaj kan me e prit me tapet me lule. Nqs te pelqen shume mire per ty