Flet shënjestra që i shpëtoi atentatit në Korçë: Ja si ndodhi, problemin e vetëm e kam me policinë (Dëshmia)

KORÇE-Shënjestra e atentatit mbrëmjen e djeshme Juxhin Kulla ka deklaruar para grupit hetimor se nuk ka konflikt me asnjë person, ndërsa ka treguar edhe momentin kur drejt banesës së tij u zbraz breshëria e kallashnikovit, por fatmirësisht shpëtoi.

Kulla është shprehur se ishte duke dalë nga banesa kur dëgjoi të shtënat, por nuk arriti që të shikonte autorët, që u larguan me shpejtësi. Ai thotë se nuk ka probleme me asnjë, përveç policisë, që e akuzon se e ka dhunuar disa kohë më parë.

"Sapo dilja nga banesa në momentin që kam dëgjuar të shtënat. Dëgjova një automjet që u largua me shpejtësi dhe xhirim në drejtim të fshatit Barc. Nuk pashë asgjë tjetër. Nuk kam probleme me askënd.

Problemet e vetme që kam janë me policinë prej ditës që unë jam dhunuar prej tyre. Është qëlluar disa herë drejt katit të dytë të banesës. Nuk kam konflikt me asnjë person. Këtë e them me siguri" deklaroi 34-vjeçari. Ndërkohë policia e Korçës ende nuk ka të shoqëruar apo identifikuar rreth ngjarjes.

Por kush është Juxhin Kulla? Ai figuron i dënuar më herët për trafik të lëndëve narkotike. Kulla ka vujtur dënimin në burgun e Drenovës ndonëse nuk i ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij. Gjatë dënimit ai ka bërë edhe një grevë urie ndaj autoriteteve duke pretenduar se droga me të cilën ishte ndaluar në 24 qershor 2012.

Më vonë ai dënua sërish për trafik të lëndëve narkotike. Në vitin 2016 ai ndalua nga policia e antidrogës në Korçë. Asokohe Kulla u dhunua në ambientet e lokalit ku u ndalua me lëndë narkotike dhe lidhur me këtë ngjarje akuzoi shefin e antidrogës Buis Hysi.

Pak muaj më vonë, në shtator të 2016 Kulla u ndalua në Tiranë në rrugën "Qemal Stafa" pasi qarkullonte me armë zjarri tip pistoletë me vete.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A.n.: 01/09/2019 01:00

    Spaska nevoje te hape vrima per piercing ky djaloshi

    Përgjigju
  • Ilo: 31/08/2019 15:32

    Vazhdojne me kodin e mafies keta, vazhdo keshtu "trimosh" se fundi dihet.

    Përgjigju
  • Pinxho Kapella: 31/08/2019 13:36

    Hahahaha sa i lezetshëm, nuk kam problem me asnjë përveç policisë thotë. :p Po nuk the të vërtetën rradhën tjetër mbase nuk do kesh mundësi të akuzosh policinë, do rrëfehesh te Shën Pjetri.

    Përgjigju
  • Cadra pistolet: 31/08/2019 12:19

    Nga surrati dhe CV-ja dukesh qe je kopil dhe bir bushtre. E ke hak edhe drurin edhe plumbin.

    Përgjigju
  • YYY: 31/08/2019 12:11

    Lere kete alibi bajate, pasi problemin vetem me policine nuk e ke, me ligjin mbase. Thuaj te verteten ku duhet, sa pa korigjuar shenjestren "ustallaret".

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Nis sot zbatimi i Amnistisë Penale, 3800 përfitues! Lirohen 700 të burgosur, ulje dënimi për 400 të tjerë

Nis sot zbatimi i Amnistisë Penale, 3800 përfitues! Lirohen 700 të burgosur, ulje dënimi për 400 të tjerë