Ledia Lazri, Përfaqësuese e OBSH në Hungari në Report TV, gjatë një lidhje skype tha se vaksina mund të prodhohet më shpejt nga sa mendohet. Ajo foli edhe për maskat mbrojtëse duke thënë se nëse nuk zbatohen dhe masat e tjera, atëherë ato nuk kanë asnjë vlerë mbrojtëse, qoftë ato mjekësore, qoftë makat e bëra vetë.
Shqiptarja në krye të OBSH në Hungari, Lazri tha se është konstatuar në të gjithë botën mungesa e mjeteve mbrojtëse. Në këto kushte OBSH rekomandon që këto të jenë prioritet për punonjësit e shëndetësisë. Duke theksuar se maska e vetme nuk të mbron, gjë që jep një ndjesi false sigurie.
Lidhur me prodhimin e mundshëm të një vaksine Ledia Lazri u shpreh se për një situatë optimiste për prodhimin më shpejt se sa mendohet. Realizimi i një vaksine kërkon 12-18 muaj kohë përpjekjet janë që vaksinat të prodhohet më shpejt se kaq.
"Një nga gjërat më të fundit që ka konfirmuar OBSH është përdorimi i maskave. Ajo që është vënë re në të gjithë botën ka mungesë mjetesh mbrojtëse, kjo është globale. Në këto kushte OBSH rekomandon që maskat të jenë prioritet për punonjësit e shëndetësisë.
Së pari, shqetësimi që ka OBSH është përdorimi pa kriter i maskave, gjë që jep një ndjesi false sigurie. Meraku është se nëse dikush të përdor një maskë, qoftë edhe të bërë vetë, por jo në kurriz të masave të tjera mbrojtëse. OBSH thotë se maska e vetme nuk të mbron. Maskat, qoftë edhe ato të bëra vetë, përdorini, por nëse nuk respektohen të gjitha masa nuk siguron mbrojtjen tuaj. Ruani maskat mjekësore të specializuar për personelin shëndetësor.
Së dyti, një tjetër rekomandim mbi testimin. Si prioritizohet testimi. Duhet të kuptohet se kur është i nevojshëm testimi. Edhe politika e testimit duhet të ndjekë dinamikën e transmetimit në një vend lokal. Kur është i nevojshëm dhe kur jo."
Cili është shqetësimi më i madh nga OBSH ?
Ka shumë shqetësime. Nëse deri tani ne kemi kuptuar apo po e bëjmë me sukses tani është rrafshimi i kurbës është dhe faza tjetër është të parandalomë një valë të dytë të koronavirusit. Temë e kësaj jave më datë 7 prill OBSH celebroi Ditën Botërorë të Shëndetësisë, për të kuptuar sa të rëndësishëm janë ekipet mjekësore
Evidencat tregojnë se 10-12 % të prekur janë nga personeli mjekësor. Ata janë kaq shumë të rrezikuar. Ndaj kjo është arsyeja pse ju bëjmë thirrje publikut, maskat lëruani ekipit mjekësor. Po bëhen kërkime për të kuptuar sa mbetet në ajër. Është çështje që po shqyrtohet me shumë seriozitet.
Lufta ndaj COVID-19 a po sjell një luftë se cili shtet do ta ketë ekskluzivitetin për prodhimin e vaksinës?
Ajo cka thashe une mbi vaksinen eshte qe prodhimi i vaksines eshte nje proces rigorozisht shkencor qe nuk varet thjesht nga sa para' apo sa vullnet politik ke. Qe produkti i procesit te jete i besueshem dhe cilesor, edhe procesi i prodhimit te bvaksines duhet te ndjeke protokollet rigorozisht shkencore. Koha standarde per proshimin e vaksines eshte zakonisht 12-18 muaj. Nqse kjo behet me shpejt, sdo ishte nje gje shhume e bukur, por publiku duhet te pranoje qe cilesoia dhe besueshmeria kane nevoje per procesin dhe protokollin shkencor
Çfarë ka sjellë kjo pandemi ndryshe nga të tjerat që kanë pushtuar botën?
Nevojën masive për shërbime shumë të specializuara shëndetësore. Strategjia me e mirë aplikuar deri tani është rrafshimi i kurbës duke e shtrirë në kohë duke zbutur nevojën në mënyrë për ta përballuar.
Nga OBSH është kërkuar unitet pasi pandemia është kaq shkatërruese saqë kërkon shumë aktor. Bashkëpunimi i publikut është i rëndësishëm. Bashkëpunim të vendeve të rëndësishëm është thelbi i unitetit.
A ka OBSH një opinion për lehtësimin e masave ditët në vijim?
OBSH jep rekomandime në bazë të evidencave. Vendet anëtare janë sovrane. Ndaj masat janë të ndryshme. Kanë të drejtën e tyre për të marrë masa sipas nevojave. OBSH shpalli 11 marsin si pandemi sepse u konstatua që një numër i madh vendesh ishin inaktiv. Ishte një mënyrë për të sinjalizuar nevojën për aksion.
Meshkujt janë prekur më shumë dhe ajo që nuk dimë është se pse në disa vende ka një zbritje të moshës. Pra ka edhe të rinj pa sëmundje bashkëshoqërues.
Si psikiatre izolimi sjell probleme, na jepni disa këshilla për shqiptarët?
Ky është një problem jo vetëm për shqiptarët por në të gjithë botën dhe këtu ku unë punoj. Pavarësisht se bashkëpunimi i publikut me autoritetet ka qenë mjaft i mirë dhe nuk është pasur nevoja që të imponohem masa të izolimit në shtëpi, pasi publiku e ka nxjerrë me rigorozitet këshillat e autoriteteve. Edhe këtu ku unë jam njerëzi rrinë nëpër shtëpia dhe punojnë në shtëpia ata që kanë mundësi edhe pse nuk është e detyrueshme dhe sigurisht që kjo ka efektet e veta mi shëndetin mendore. Ajo që është e rëndësishme është që njerëzit të mund të krijojnë hapësirat e tyre mendore edhe brenda një hapësire të ngushtë fizike, sepse një nga problemet e mëdha që ndodh gjatë izolimit është bashkëjetesa kaq e ngushtë në një hapësirë kaq të ngushtë fizike në një kohë të pandërprerë është edhe evazion në hapësirën mendore që ne kemi. Nëse njerëzit mundohet të krijojnë edhe vet hapësirën e tyre mendore duke bërë edhe gjërat të vogla, fëmijët ndjekin programin shkollor, qoftë një libër, apo një hobi i vogël, si një vazo në ballkon, një qëndisje apo diçka që njeriu të mund ta gjejë vetën të dobishëm. Është mjaft e vështirë dhe e paprecedentë ku hera e fundit që njerëzit ishin kaq të izoluar ishte me bombardimet. Ne jemi të papërgatitur dhe të habitur përpara kësaj situate dhe e kemi të vështirë të kuptojnë se armiku është pikërisht aty por është i padukshëm, duke pasur parasysh që është për të shpëtuar jetë dhe të dashurve tanë, është një sakrificë që e bëjmë më arsye dhe patjetër që do të kemi dhe një fund.