Një nga fotografitë më të komentuara dhe pëlqyera ka qenë ajo e djalit nga Struga të quajtur Besmir Limani që në fyryrën e tij kishte të vizatuar një shqiponjë që i mbulonte të gjitha tiparet.
‘’Sot jam i zhgënjyer sepse meritonim më shumë në ndeshjen ndaj Zvicrës, por ky është futbolli. Kombëtaren e dua dhe do ta mbështes derisa të marr frymë. Përpiqem të ndjek çdo ndeshje të saj dhe kjo është një virtyt familjar i imi. Ne jemi të dhënë shumë mbas Kombëtares por edhe flamurit kuq e zi në përgjithësi.
Vizatimi i fytyrës me shqiponjën dykrenore është kthyer në një traditë për mua në çdo ndeshje të kombëtares. Atë e realizoj vetë dhe për ta bërë në mënyrën më të mirë humbas rreth 5 orë para pasqyrës duke shfrytëzuar ngjyra speciale. Nuk duhet të zhgënjehemi kurrë, djemtë tanë e kanë kryer misionin, tani vetëm duhet të festojmë promovimin tonë në arenën ndërkombëtare të futbollit, të tregojmë vlerat tona kulturore fillimisht pastaj edhe ato sportive’’,ështe shprehur djali është shprehur për median maqedonase Drini.mk.



Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
