TIRANE- Vetëm 4 ditë pas përplasjes në Kurbin mes dy familjeve Prenga dhe Cali, në Spitalin e Traumës ku ndodhen ende të shtruar 4 të plagosur situata paraqitet më e qetë. Aty nuk ka më efektivë të RENEA-s. Ndërsa në katin e dytë e të tretë, në dhomat e të plagosurve ndodhen ende 3 efektivë të armatosur. Herë pas here në dhomën nr 1 të katit të dytë ku të shtruar janë Nikoll dhe Tom Cali vihen re vizita të shumta të të afërme të tyre.
Në një intervistë për gazetën “Shqpitarja.com”, vëllai i dy të plagosurve, Gjon Cali rrëfen me detaje ngjarjen ku të plagosur mbetën 7 persona. Ai shprehet se ka qenë deputeti Armando Prenga ai që ka shkuar i pari në lokalin e tyre dhe ka kërcënuar me armë dy nipat e tij. Cali shprehet më tej se nëse nuk do të vihet drejtësia në vend, ata kanë bërë një kërkesë edhe në Ambasadën Amerikane.
"Në Shqipëri drejtësia është vetëm në letra dhe jo në realitet. Ne i jemi drejtuar edhe Ambasadës Amerikane”, tha Cali.
/Shqiptarja.com