Fletë-arresti serb, Gjykata sllovene
lë të lirë Ramush Haradinajn

Fletë-arresti serb, Gjykata sllovene<br />lë të lirë Ramush Haradinajn
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj është liruar pak minuta pasi ka mbërritur në Gjykatën e Kranjit në Slloveni. Ai u ndalua në aeroportin e Lubjanës në bazë të një fletë-arresti të lëshuar nga policia e Serbisë në vitin 2004, i cili nuk ishte fshirë nga sistemi. Për rreth 5 orë Haradinaj ka qenë nën vëzhgimin e policisë sllovene nën cilësinë e një personi të kërkuar ndërkombëtarisht, por pas mbërritjes në Gjykatë duket se gjithçka ka filluar të sqarohet.

Pas lirimit Ramush Haradinajt i është bllokuar pasaporta deri në pëfundimin e plotë të procedurave dhe vetëm pas kësaj do të niset drejt Prishtinës. 

Haradinaj ka qenë duke u kthyer pas një vizite zyrtare në Berlin kur është ndaluar nga efektivët e sigurisë të aeroportit të Lubjanës. 

Serbia e ka akuzuar Ramush Haradinajn për krime ndaj popullsisë serbe në Kosovë. Për mungesë provash, Haradinaj i shpëtoi Gjykatës së Hagës për të njëjtën akuzë.

Arrestime të tilla të liderëve kosovarë me fletarrestet e Serbisë kanë ndodhur edhe në të kaluarën. Ramush Haradinaj është ish-kryeministri i Kosovës dhe udhëheqës i njohur i luftës për lirinë e Kosovës. 

haradinaj

Ora 20:45 Gjykata i bllokon pasaportën, Haradinaj: Pres përfundimin e procedurave
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ndaluar sot në Slloveni, duke folur në telefon në një intervistë televizive nga Lubjana tha se ndodhet “në një hotel në pritje të procedurave”.

Nënkryetari i AAK, Ardian Gjini tha se në orën 18:00, Kryetari Haradinaj është paraqitur para Gjykatës, e cila ka vendosur që t’ia mbajë pasaportën deri në vendimin tjetër të Gjykatës. “Vendimi pritet që të merret nesër.Këto janë informatat zyrtare”, tha ai, duke shtuar se, “AAK është thellësisht e indinjuar me veprimin e sotëm të organeve sllovene të rendit”.

“Ky veprim nuk është vetëm fyerje për Kryetarin Haradinaj dhe për Aleancën, por është fyerje edhe për shtetin dhe qytetarët e Kosovës. Aleanca e sheh këtë veprim si një padrejtësi dhe të pakuptimtë”, u shpreh Gjini.

“Ndalja e kryetarit Haradinaj nga autoritetet sllovene sipas një urdhër-arresti të Serbisë, të lëshuar në vitin 2004, në kohën kur të gjitha vendet tjera i kanë pastruar listat e tilla, nuk i kontribuon ndërtimit të marrëdhënieve të mira në mes asnjë vendi në rajon, nxit tensione dhe më së paku i kontribuon drejtësisë”, tha nënkryetari i AAK.

“Kërkojmë nga autoritetet e Republikës së Sllovenisë që të sillen me Kosovën dhe qytetarët e saj në të njëjtën mënyrë si ne jemi sjellë me ta gjithmonë”, vijoi ai. “Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës t’i drejtohet Qeverisë së Sllovenisë menjëherë me një Notë Proteste”, shtoi Gjini.

“Një ish-kryeministër, një lider politik dhe një deputet i Kuvendit të Kosovës, mbi të gjitha, një simbol i lirisë, pasi që dy herë është shpallur plotësisht i pafajshëm nga Tribunali i Hagës ndalet nga autoritetet sllovene me urdhër-arrest të atyre që i kanë shkaktuar shumë vuajtje dhe mizori gjithë Ballkanit. Kjo është e pakuptueshme dhe e pafalshme”, përfundoi nënkryetari i AAK.
harradinajharadinaj
(Haradinaj duke shkuar në Gjykatën e Kranjit në Slloveni)  FOTO


Ora 19:55 Haradinaj mbërrin në gjykatë, pa pranga në duar 
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka mbërritur në Gjykatën e Kranjit në Slloveni ku do të përcaktohet edhe si do të shkojë historia e tij, pasi u arrestua në aeroport në bazë të një fletë-arresti të lëshuar nga policia e Serbisë në vitin 2004, i cili nuk ishte fshirë nga sistemi. 

Haradinaj ka qenë duke u kthyer pas një vizite zyrtare në Berlin kur është ndaluar në aeroportin e Lubjanës. 

Haradinaj është fotografuar në momentin që ka mbërritur në godinën e Gjykatës, por është ende e paqartë nëse nka nisur apo jo procesi ndaj tij. 

Nga fotoja dallohet se ai shoqërohet nga efektivët e policisë, por nuk ka pranga në duar.

Ora 17:45 Lirimi vetëm pasi të dalë para gjykatës, Haradinaj:Nuk dal vullnetarisht 
Lirimi i kryetarit të AAK-së Ramush Haradinajt mund të ndodhë vetëm gjatë orëve të mbrëmjes. ​Në një prononcim për mediat zyra për informim e Policisë së Sllovenisë kanë konfirmuar arrestimin e Haradinajt në bazë të një fletarresti të Interpol-Serbia, duke sqaruar se lirimi i tij do të ndodhë vetëm me vendim të Gjykatës e cila mund të mblidhet sot pasdite. 

Por lideri i AAK-së ka bërë të ditur se nuk do të dalë para gjykatësve slloven sepse sipas tij të gjitha i ka dëshmuar ndërkombëtarisht dhe se më nuk ka asgjë për të dëshmuar. Qëndrimin e Haradinajt e ka bërë  publik këshilltari i tij, Avni Arifi:

"Pafajesine e kam te deshmuar nderkombetarisht. Nuk kam asgje me sistemin e drejtesise sllovene e as nderkombetare. Sllovenet te pastrojne sa me pare sistemin e tyre nga reliktet shpifese te Beogradit qe datojne qe nga viti 2004 dhe ende edhe sot i konsideron si valide. Kjo sjellje dhe veprim nga shteti slloven eshte e papranueshme dhe shume ofendues si per mua poashtu dhe Kosoven."- është qëndrimi zyrtar i Haradinajt. 

Ora 17:30 Arifi: Akuzat ndaj Haradinajt të pabazuar dhe jashtë çdo baze juridike
Avni Arifi, këshilltar i Ramush Haradinaj në një lidhjet të drejtpërdrejtë për studion e lajmeve në A1 Report, tha se akuzat ndaj Haradinajt janë të pabazuar dhe jashtë çdo baze juridike.

Janë të pabazuara dhe jasht çdo competence. Nuk ka asnjë bazë juridike.  E vetmja Gjykatë legjitime për krimet e luftës është ajo e Gjykata e Hagës”, tha ai.

I pyetur për qëndrimin e Haradinajt për këtë situatë që i është krijuar ai tha se nuk kanë pasur mundësi të konsultohen rreth qëndrimit të Haradinaj.

“ Ai nuk do të paraqitet në Gjykatën e Hagës dhe vazhdon të jetë në aeroportin e LubianësNuk kemi pasur mundësi të konsultohemi për qëndrimin e tij. Ai është qëndrim personal. Kjo është një lloj tallje për çdo shqiptarë. Nga qeveria e kosovës nuk jam në dijei nëse ka pasur tentativa për të negociuar me qeverinë Sllovene.  Di që kanë folur, por nuk di më shumë.  Janë aktivizuar Ministria e Punëve të Jashtme, Presidenca dhe Ambasadori i Kosovës në Slloveni,  i cili e ka vizituar edhe Haradinajn në aeroport", - tha ai.

Ndërsa, në lidhje me protestën që po zhvillohet pranë ambasadës sllovene në Kosovë nga simpatizantë dhe antarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ai tha se protesta do vazhdojë deri në momentin që Haradinaj të dalë nga dyert e aeroportin slloven.  

“Ne do të qëndrojmë para ambasadës sllovene derisa dyert e aeroportit të hapen dhe ai të dalë nga aty”, - tha ai. 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Hapen 8 kutitë e para! Vangjel Tavo thellon diferencën! Ka marrë 1324 vota, Gjikuria 604

Hapen 8 kutitë e para! Vangjel Tavo thellon diferencën! Ka marrë 1324 vota, Gjikuria 604