Pas ankesës së PS-së, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve korrigjon numrin e fletëve të votimit që do të prodhohen në Slloveni.
KQZ muajin e kaluar porositi të shtypen tek kompania sllovene CETIS, 3 million e 337mijë fletë votimi, ashtu siç e parashikon kodi, 2% më shumë se numri i zgjedhësve.
Por sipas të majtëve ka diferencë të madhe mes kësaj shifre dhe numrit të votuesve realë në 46 nga 89 zonat e administrimit zgjedhor. Pas verifikimeve në 493 qendra votimi, listat mbi të cilat u porositën fletët ndryshojnë me 63 deri në 100 zgjedhës për qendër me listat e KZAZ-ve.
Po ashtu në pikëpyetje është vënë dhe prodhimi në kohë i fletëve të votimi për zgjedhjet e pjesshme vendore në 4 komunat ku kryetarët garojnë për deputet.
Problemi lind në faktin se asnjë shtëpi botuese brenda vendit nuk mund të printojë fletë votimi me elementë teknikë të parashikuara në nenin 98 të Kodit Zgjedhor, në formën e kodeve që identifikojnë zonën zgjedhore, QV, dhe elemente të tjera identifikuese që nuk lexohen me sy të lirë.
Kjo ishte dhe arsyeja që fletët e zgjedhjeve parlamentare u vendos të shtypen në Slloveni, ku firma kërkoi minimalisht 1 muaj kohë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.1%
-
Jo
30.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3613
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44