TIRANË- Një grup aktivistesh ka protestuar sot një ditë pasi në Tiranë një grua ka hedhur nga ballkoni qenin e saj. Pamjet u shpërndanë masivisht në rrjete sociale ku gruaja hodhi nga kati i gjashtë i ballkonit të saj qenin.  Me thirrjet ‘Fli i qetë në Parajsë’ dhe ‘Monstër’, aktivitet reaguan e shprehën kështu zemërimin e tyre.

Pamjet janë publikuar në rrjete sociale nga ‘AnimalClubAlbania’ që tregon edhe qenin e shtrirë në tokë pasi është hedhur nga pallati.

Protesta e thirrur nga aktivistet është simbolike në formë homazhi, pranë pallatit gruaja keqtrajtoi dhe hodhi nga kati i gjashtë qenin, i cili u dërgua në Veterineri, por ngordhi pasi kishte marrë shumë dëmtime, plagë dhe kocka të thyera.