Flini pa rroba, i bën mirë shëndetit tuaj dhe ka 7 arsye thelbësore

Flini pa rroba, i bën mirë shëndetit tuaj dhe ka 7 arsye thelbësore

Foto ilustruese

Shumë persona janë përballur shpesh herë me dilemën nëse duhet të flini me rroba apo pa ato. Sigurisht që në lidhje me këtë gjë kemi dëgjuar argumente pro dhe kundër por fakte të rëndësishme na kanë vërtetuar që gjëja më e mirë është që të flini pa rroba.

Kjo pasi:

1.Do të keni një gjumë më të thellë.

Fjetja lakuriq do të thotë që ju nuk duhet të shqetësoheni se mos rrobat ju mblidhen dhe kjo ju ndihmon të keni një gjumë më të mirë dhe më të thellë. Pizhamet kufizojnë lirinë tuaj të lëvizjes.

2.Ju ndihmon të humbni peshë.

Për fat të keq, nuk mund të bëhemi të dobët vetëm duke fjetur, por në kombinim me një dietë dhe stërvitje të rregullt, gjumi i duhur mund të ndihmojë të humbisni një peshë të vogël.

3.Ndihmoni lëkurën tuaj.

Gjatë gjithë ditës, këmbët dhe pjesët tona intime mbulohen nga shtresa të shumta rroba. Duke mos i veshur rrobat e gjumit, ne i japim trupit tonë dhe sidomos pjesëve që kanë tendencën të djersen më shumë, një shans për “të marrë frymë”.

4.Ndihmon në mbajtjen e flokëve të bukur.

Djersa mund të dëmtojë seriozisht flokët tuaj. Fjetja në temperatura të ftohta do t’ju lejojë të djersitni më pak dhe të keni flokë të bukur dhe më të fortë.

5.Mban organet riprodhuese “më të lumtura”.

Organet riprodhuese të femrave mund të jenë një mjedis i mirë për zhvillimin e kërpudhave dhe baktereve. Fjetja lakuriq ndihmon për ta mbajtur këtë zonë të ftohtë, të thatë dhe “ajrosur”.

Për burrat, të brendshmet e shtrënguara mund të ndikojnë në cilësinë e spermës dhe shëndetin riprodhues.

6.Ndërton vetëbesim.

Vetëbesimi është çelësi për një karrierë të suksesshme dhe një jetë shoqërore të përmbushur. Fjetja lakuriq ju ndihmon të bëheni më të sigurt për lëkurën tuaj.

7.Përmirëson jetën bashkëshortore.

Sipas studimit të mbi 1000 personave, ata që flenë lakuriq kanë martesa dhe marrëdhënie më të lumtura. 57% e tyre raportuan se kishin marrëdhënie më të kënaqshme romantike me partnerin e tyre, krahasuar me vetëm 48% të atyre që flinin në pizhame. Kjo mund të shpjegohet me kontaktin e lëkurës në lëkurë që liron një sasi të madhe të oksitocinës, të quajtur edhe “hormoni që të bën të ndihesh mirë”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja