Flisnin me kode si nazistët, 2
shijaksit lumenj droge në Itali

Flisnin me kode si nazistët, 2<br />shijaksit lumenj droge në Itali
TIRANE - Aventura në Itali e dy vëllezërve nga Shijaku, Altin dhe Emiljan Hajri ka nisur fillimisht si emigrantë, duke kryer punë të ndryshme në ndërtim dhe më pas duke shpërndarë doza të vogla droge në zona të ndryshme të Padovës. Por pas disa vitesh, dy vëllezërit nga lagjia e “Çobenëve” në Xhafzotaj të Shijakut, bëhen zotër të një perandorie droge, duke arritur të shpërndajnë brenda një viti gati 1 ton heroinë dhe këtë e bënin në 6 zona të mëdha të Italisë veriore.

Te gjitha detajet per Operacionin ENIGMA

Të shkathët në lëvizje dhe të vendosur deri në fund për atë që bënin, dy vëllezërit kishin gjetur dhe një mënyrë krejt të veçantë për të mbajtur kontakte me anëtarët e organizatës. Zëri i dy vëllezërve nuk dëgjohej kurrë në telefon, kjo pasi ata përdornin një kod alfanumerik për të komunikuar dhe lëshuar urdhërat tek ushtarët e tyre në Itali. Ata kishin zgjedhur të vinin “ushtrinë” e tyre të shpërndarjes së drogës, njësoj si nazistët që lëviznin ushtrinë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ashtu si ushtria naziste që komunikonte me kode numerike dhe më pas këto numra i përkthente në fjalë, njësoj lëviznin dhe dy vëllezërit Altin dhe Emiljano Hajro. Kjo skemë komunikimi ka futur disa herë në kurth policinë italine, e cila për vite me rradhë nuk arrinte të kuptonte “gjeagjëzën”, skemën e veprimit të këtij grupi, megjithëse në periudha të ndryshme arrinte të kapte sasi të konsiderueshme heroine. Nëse një bazë zbulohej, bazat e tjera vepronin të qeta, kjo falë edhe ndryshimit të kodit komunikues.

Dhe sërish puna e agjentëve italianë fillonte nga fillimi për të rënë në gjurmët e grupit. Ky aktivitet kriminal mësohet të ketë filluar që prej vitit 2003, ndërkohë policia italine ka nisur hetimet në 2010 me kapjen e një sasie droge dhe pas 5 vitesh janë arrestuar 22 persona, ndërkohë dy vëllezërit Hajri janë shpallur në kërkim.

Ambasadori i grupit
Fortuz Hajri, i arrestuar në Itali konsiderohet si “ambasadori” i kësaj organizate, pasi ishte atashuar në Itali nga dy vëllezërit Emiljan dhe Altin Hajri, për të komunikuar urdhërat tek drejtuesit e bazave të përpunimit dhe më pas shpërndarjes. Dy vëllezërit qëndronin në Shqipëri, ku i jepnin kodin numerik “Ambasadorit” dhe më pas ky i fundit e kuptonte urdhrin dhe më tej ia dërgonte sërisht me kod numerik drejtuesve të mëposhtëm.

Pikërisht pas kësaj baza e narkotrafikut vihej në lëvizje. Kështu veprohej kur vinte droga, ku shpërndahej dhe më pas kur shitej. Po e njëjta skemë veprohej edhe kur shitej me shumicë, tek grupe të tjera kriminale dhe kur transportoheshin lekët me korrierë të ndryshëm nga Italia në drejtim të Shqipërisë, ku pa dyshim personat pritës ishin dy vëllezërit Altin dhe Emiljan Hajri.

Kthente fjalët në numra 
Historia e aparaturës që përdorën gjermanët gjatë luftës së dytë
 
“Enigma” ka qenë një aparaturë që shërbente për të koduar dhe dekoduar mesazhe elektro-magnetike me një sistem me rrotëza, që u shpik në fillim të shekullit XX për përdorim tregtar e ushtarak, por famën e fitoi me përdorimin ushtarak. “Enigma” u shpik nga inxhinieri gjerman Arthur Scherbius në fund të Luftës së Parë Botërore. Emri që i është vënë “Enigma” vjen nga greqishtja dhe do të thotë “Gjeagjëzë”. Gjatë 1920 kjo aparaturë pati një përdorim tregtar në disa vende, por perfeksionimi i saj u bë nga ushtria e Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939-1945). Aparatura “Enigma” është një kombinim i nënsistemeve mekanike dhe elektrike. Nënsistemi mekanik përbëhet nga një tastier.Parimi i funksionimit të saj është që fjalët që shtypen në të ajo i transmeton në shifra të koduara.
 
Zbulimi i gjeagjëzës
Kjo skemë komunikimi ka futur disa herë në kurth policinë italine, e cila për vite me rradhë nuk arrinte të kuptonte “gjeagjëzën”,skemën e veprimit të këtij grupi, megjithëse në disa raste ka kapur sasi të konsiderueshme heroine.
 
harta droges enigma

Harta e ndërtuar nga prokuroria italiane, ku tregon trafikimin e drogës nga Afganistani,Turqia, Shqipëria dhe më pas në tregun italian, ku dhe bëhej shpërndarja.

harta e trafikut enigma
Harta e ndërtuar nga prokuroria Italiane ku tregohen 6 qëndrat e organizatës kriminale në veri të Italisë, të cilat në grupe të vogla bënin shpërndarjen e heroinës

100 policë
Mediat italiane shkruajnë se në operacion janë angazhuar rreth 100 forca të policisë gjyqësore të Venecias, por dhe të policisë shqiptare.
 
Bashkëpunimi
Bashkëpunimi mes dy policive, asaj shqiptare dhe italiane në kuadër të një hetimi i cili nisi disa vjet më parë u konsiderua tepër i frytshëm.

Lista e grupit
  1. Altin Hajri 30 vjeç
  2. Emiljan Hajri 28 vjeç
  3. Kastriot, Rizaj,34 vjeç
  4. Hajri, Balla,52 vjeç
  5. Algen Bushi,32 vjeç
  6. Martin Sinani,32 vjeç
  7. Alket Plaku,38 vjeç
  8. Ermal Dorda,30 vjeç
  9. Durim Vishkurti,35 vjeç
  10. Sokol Cota,39 vjeç.
  11. Ardit Kurti,32 vjeç
  12. Fisnik Kuçi,30 vjeç
  13. Shahin Meçollari,28 vjeç
  14. Armando Sherko,29 vjeç
  15. Gerald Haxhiaj,28 vjeç
  16. Erion Cullhaj,27 vjeç
  17. Klevis Sena,26 vjeç
  18. Gentian Meçollari,31 vjeç
  19. Shahin Cara
  20. Shahin Meçollari
  21. Fortuz Hajri
  22. Astrit Muça
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 29 Tetor 2015

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë