Tani janë rizgjuar dhe po rriten. Pallatet në Nju Jork vlejnë 19% më shumë, krahasuar me kulmin e para krizës: tregu i pasurive të paluajtshme, veç të tjerash, nuk ka qenë më produktivi i vitit 2017. Tani, mendoni pak këto katër arsye, për të qenë të shqetësuar.
Së pari, festa e politikës monetare po merr fund. Federal Reserve në SHBA dhe tani Banka e Anglisë janë duke rritur normat e interesit. Asetet e marra së bashku të katër bankave të mëdha qendrore – Fed, Banka Qendrore Evropiane, Banka e Japonisë dhe Banka e Anglisë – do të arrijnë një tjetër kulm në dhjetor 2018, por ritmi i zgjerimit që tani po bie. Për më tepër, rritja e kredidhënies agregate globale po pëson një ngadalësim.
Së dyti, siç thonë Charles Goodhart dhe ekonomistë të tjerë, gjendemi në një pikë historike të ndryshimit demografik. Globalisht, përqindja e atyre që punojnë në raport me konsumatorët është në nivele maksimale. Nuk mjafton: norma në rritje e varësisë e lidhur me plakjen e popullsisë, nuk po përkthehet në një rritje të kursimeve, por të konsumit, mbi të gjitha në shëndetësi. Rrjetet e sigurisë së asistencës sociale kanë nxitur shumë pensionistë që të mos kursejnë mjaftueshëm, pra nuk kanë marrë në konsideratë rritjen e jetëgjatësisë.
Së treti: duke lënë mënjanë politikën momnetare, bota e sotme super e ndërlidhur – në të cilën kompanitë më të mëdha synojnë të gjitha që të reduktojnë çdo lloj kostoje me të cilën përballen, që nga blerjet, tek kërkimi dhe tej rrjetet sociale – është një botë strukturalisht deflacioniste. Sipas Bankës Botërore, një sërësh vendesh pune – që nga përpunuesit e ushqimit, deri tek profesionistët e financës – kanë më shumë se 50% munësi që të “kompjuterizohen”, me teknologjinë që do të zëvendësojë tërësisht ose pjesërisht punën e njeriut.
E ardhshmja do të jetë e ndryshme nga e kaluara. Por do të ketë një tjetër krizë, dhe ndërkohë që heqim medikamentet monetare të këtyre viteve të fundit, ajo afrohet më shumë. Këtë herë, ju lutem, dëgjojini rekomandimet e mia. (Marrë nga bota.al)
d.c./shqiptarja.com












