Flora Brovina: Pa marrëveshje mes
liderëve partiakë s’thërras seancën

Flora Brovina: Pa marrëveshje mes<br />liderëve partiakë s’thërras seancën
PRISHTINË - Situata politike në Kosovë duket se ka irrituar së tepërmi edhe kryesuesen më të vjetër të Kuvendit, Flora Brovinën, por pavarësisht kësaj, deputetja më e vjetër e Kuvendit përsëriti edhe sot se nuk ka ndërmend të thërrasë seancën, pa një marrëveshje mes liderëve politikë.

“Është e tepruar që nuk po vijon seanca. Nuk ndihem mirë që nuk kam mundësi ta thërras. Po shihet atmosfera e liderëve që nuk po merren vesh mes vete, dhe pa një marrëveshje mes tyre, nuk ka zgjidhje”, ka thënë Brovina për mediat kosovare.

Por sipas saj, javën e ardhshme do të ketë një lëvizje që do të qartësojë situatën politike. “Besoj se javën e ardhshme do të qetësohet kjo atmosferë e këtyre debateve të stërzgjatura”.
 
Dujke folur për mediat kosovare, Brovina i është përgjigjur edhe deklaratave të ambasadores amerikane Tracey Jacobson për thirrje të menjëhershme të seancës, duke e cilësuar atë si një apel të pranueshëm.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës