Florenc Çapja 'blindon' pushimin e akuzave në Apel, mbyllet përfundimisht dosja për atentatin ndaj Fadil Memës

Florenc Çapja 'blindon' pushimin e akuzave në Apel, mbyllet përfundimisht dosja për atentatin ndaj Fadil Memës

Florenc Çapja, ka “blinduar” pushimin e dosjes penale për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj ish-efektivit të policisë Fadil Mema. Sot gjykata e Apelit në Durrës, e kryesuar nga Anita Mici gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore, ka vendosur të lerë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, të gjyqtarit Tomor Kullolli, i cili në 20 nëntor 2019 vendosi të pushojë, akuzat e ngritura nga prokuroria për Çapjan. Me këtë vendim në Apel Florenc Çapja, “blindon” pushimin e ndjekjes penale nga prokuroria e Elbasanit, për akuzën e “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”.  

Florenc Çapja ishte duke u gjykuar në gjykatën Apelit në Durrës, pas ankimimit të bërë nga prokuroria e Elbasanit, ndaj vendimit të datës 20 nëntor 2019 të marrë nga gjyqtari Tomor Kullolli, i cili gjatë një seance paraprake vendosi të pushojë dy akuzat e ngritura nga prokuroria, atë të “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve”, duke urdhëruar lirimin nga qelia të Florenc Çapjes.

Ky vendim i dhënë në nëntor 2019 u kundërshtua publikisht nga Policia e Shtetit, e cila e quajti vendimmarrjen e gjyqtarit Kullolli të turpshme. Çapja u arrestua në muajin qershor 2019, por pas 6 muaj në burg, akuzat ndaj tij u pushuan dhe më pas u lirua pa u gjykuar fare. Kujtojmë që kjo çështje është hera e tretë që pushohet dhe sot e kësaj dite autoritet e drejtësisë nuk kanë asnjë person të dënuar për tentativën e vrasjes së ish-efektivit të Policisë Rrugore në Elbasan, Fadil Mema.

Sipas dëshmisë që Fadil Mema ka dhënë para ish-prokurorit Xhevat Hana, ai tregon se më 30 janar 2006 së bashku me vëllezërit dhe kunatin e tij Ardian Ibrahimi, ka shkuar tek një komshi për ngushëllim. Rrugës në kthim ka parë një deputet të asaj kohe në Elbasan që ishte në shoqërinë e Kujtim Hazbiun me të cilët u përshëndetën. Pas një ose dy minuta dëgjoi kunatin e tij, Ardianin që të bërtasë “na vranë”. Në këto moment ka parë një person të veshur me kominoshe, që në dorë mbante një automatik me silenciator dhe në një distancë të afërt dy apo tre metra ka qëlluar në drejtimin e Fadilit, duke i shpuar pardesynë.  

“Në këtë moment e pashë që i ngeci automatiku dhe e pashë që po e mbushte sërish dhe e njoha që ishte Florenc Çapja”. Në këtë moment i kam thënë “o Lenci çfarë borxhi ju kam, çfarë ju kam bërë, ndërkohë ai më shau dhe më tha do të masakrojmë dhe e mbushi sërish armën”. Ndërkohë Ardiani filloi ta qëllojë me gurët e rrugës dhe Florenci e qëlloi me breshëri. Në këtë moment Fadil Mema tregon se Florenc Çapja, e ka qëlluar sërish në ikje e sipër, ku një plumb e ka kapur në këmbë dhe e ka rrëzuar në derë të shtëpisë. Tek shtëpia e tij, ka marë një pistoletë “Mauzer” dhe ka qëlluar në drejtim të Florencit disa herë për tu vetëmbrojtur pasi po afrohej ta vriste. “Në rrobat e mia të trupit kam konstatuar 11 vrima të shkaktuara nga plumbat. Po këtë ditë mora vesh se ishte ndaluar nga policia e Elbasanit Florenc Çapja”. Fadil Mema, megjithëse u largua nga Elbasani dhe u zhvendos në Itali, nuk mundi t'i shpëtojë sagës së vrasjeve seriale pasi në u ekzekutua disa vite më vonë në Itali.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lul Berisha: 15/04/2020 02:08

    Sa te jete gjyqtare Anita mici mos ta rrujn k... cunat qe bojn vrasje. Kjo gjyqtare ne Durres na ka nxjerr faqebardhe tgjithve ja mu Lul Berishen qe me njifni ju kjo me mnxori nga burgu e kan dhon edhe gazetat atehere vendimin e ksaj qe me nxorri mu. Po i dhate leke Anita Micit edhe ministra me vra kjo nuk e rrun ju nxjerr ta pafajshem. Edhe vetingun do e kaloje bucja se do japi leke. Rrofte Anita mIci qe nxher tfirtet nga burgu dhe mer leket. Edhe tja kisha fut nji te q..me ado kisha bo keq.

    Përgjigju
  • Iris: 15/04/2020 00:58

    /EMIGRANTI/kariera ne krim fillohet me vjedhje kanocesh e pula deti,por mund gradualisht te avancohet me vjedhje bankash ,vjedhje tenderash,etj,por diplomen e merr me vrasje.E sa per zyrtare apo gjykates te korruptuar ata jane shoke <<fakulteti>> me <<te diplomuarit e krimit>>.

    Përgjigju
  • Burgu: 14/04/2020 21:23

    Njerzit flasim sipas interesit ! O njerez burgu esht der e rend dhe nuk esht mir ti urosh burg kujdo qoft florencit apo kujdo qoft ai qe flet si qen ham ham ska byth me fol ball per ball dhe shkruan ca i do qefi ktu po mos ja u dhent zoti kto halle se do e kuptoni ca esht halli kshu qe me mir hani buk dhe flini gjum se aq jua ka dhen zoti mos i fusni hundet tek puna tjetrrit se te vjen e keqa ne der te shpis dhe iken kerkon azil pastaj si legen shikoni shpin tuaj mos shifni ca ben bota ju pershendes nga zemra ju rujt zoti dhe hapni syt

    Përgjigju
    • Ata: 15/04/2020 10:44

      Burgu te rujt zoti dhe ty. Po eshte e vertete, ata qe i urojne burg te tjereve ja u dhente zoti tek shpia e vete. Llogjika eshte qe githe keto hasmerira ne shqiperi kane filluar dhe vazhdojne, s ene jemi popull i mjere, ska drejtesi. Nese shqiperia do kishte gjykates dhe polici populli sdo hakmerrej as do vritej rrugeve, te vdisnin bij nenash. Kshu qe mjer vatani vaj mileti. Mjer kujt i bie halli. Zoti ju ruajt te gjitheve.

  • Ketua: 14/04/2020 16:10

    Ec aty koronavirus hesapi KÇK lale

    Përgjigju
  • Trimi: 14/04/2020 15:35

    Sa pagove o lenci? I mbytet ne euro gjykatesit e prokuror fukarenjt bejne burg

    Përgjigju
  • Emigranti: 14/04/2020 15:14

    Eshte Shqiperi aty.. Sa te jete deputeti i blere se bashku me kryetarin e gjykates..do denohet ai qe vjedh kanace e pula deti..te tjeret do vrasin e do dalin si pashallar.. Mos ja pafshim me bojen atyre plehrave ne krye te Shqiperise..

    Përgjigju
    • Emigranti tjetër: 14/04/2020 16:23

      Saktë shoku. Shqipëria është një burdello pa dyer.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS pëmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS pëmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së