Florenc Çapja në Dubai shijon lirinë kundrejt garancisë pasurore 55.000 euro! Në Tiranë GJKKO zhvillon procesin ndaj 'të fortëve' të Elbasanit, pyeten 3 dëshmitarë

Florenc Çapja në Dubai shijon lirinë kundrejt garancisë pasurore 55.000 euro! Në Tiranë GJKKO zhvillon procesin ndaj 'të fortëve' të Elbasanit, pyeten 3 dëshmitarë

Florenc Çapja

Ndonëse Florenc Çapja është i akuzuar nga SPAK si porositës i vrasjes në 2012 të babë e bir Nezir dhe Gentian Beqirit në Elbasan, ai ndodhet në Dubai duke shijuar lirinë e tij dhe përfituar nga mungesa e një marrëveshje ekstradimi mes qeverisë shqiptare edhe autoriteteve të Dubait. Edhe pse muaj më parë ai u kap dhe u vendos në paraburgim, Florenc Çapja është liruar kundrejt garancisë pasurore 55.000 euro, ashti siç kanë bërë shumë emrat të tjerë të njohur të krimit në Shqipëri, duke iu shmangur në këtë mënyrë përballjes me drejtësinë shqiptare.

SPAK u ka dërguar autoriteteve të Dubait një kërkesë ekstradimi për Florenc Çapjan, por ende nuk ka një përgjigje, ku pritet të refuzohet ashtu siç është bërë edhe më herët për Eldi Dizdarin, Plarent Dervishajn apo me Mikael Qosja, të gjithë emrat të njohur në botën e krimit dhe trafikut të lëndëve narkotike, por që i kanë shpëtuar deri më sot drejtësisë shqiptare.

Ndërkohë që Florenc Çapja shijon lirinë e tij në Dubai, nga ana tjetër në Tiranë, GJKKO ka zhvilluar sot seancën ndaj grupit Çapja, "të fortëve" të Elbasanit, ku janë marrë në pyetje 3 dëshmitarë, të cilët kanë qëndruar me të penduarin e drejtësisë, Ervis Bardhi, i cili ndihmoi në zbardhjen e vrasjes së Gentian dhe Nezir Beqirit.

Në lidhje me aktivitetin kriminal të grupit të Çapjave, prokuroria vijon ende hetimet për të hedhur dritë edhe në komunikimet që Ervis Bardhi ka kryer gjatë kohës që ndodhej në burg.  

Ardjan Çapja, Florenc Çapja, Ervis Bardhi, Etien Cani, Klajdi Dokolli dhe Olsi Leku akuzohen nga Prokuroria e Posaçme se në vitin 2012 kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, duke ekzekutuar në shenjë hakmarrje brenda shtëpisë së tyre, Gentian Beqirin dhe të atin e tij, Nezir Beqiri.

Si ndodhi vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit? Ata u vranë në banesën e tyre, ku Gentian Beqiri allias Ardian Meta ishte në ‘arrest shtëpie’ dhe ruhej me dy policë në derën e shtëpisë, pasi akuzohej si  autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005, i cili dyshohet se u pagua nga fisi i Çelajve. Vrasja e Gentian Beqirit, është kryer në ambientet e brendshme të banesës së tij, që ndodhet në lagjen “Sporti i vjetër” në Elbasan, ku teksa qëndronte i shtrirë në krevat pasi ishte i paralizuar është qëlluar për vdekje me 7 plumba të një pistolete me silenciator dhe më pas mbytën edhe babanë e tij Nezir Beqiri. Kjo ndodhi ndërkohë që jashtë derës së shtëpisë ruanin dy efektivat e policisë, të cilët u akuzuan më pas për “Shpërdorim detyre”. Të arrestuar për këtë ngjarje janë i penduari dhe bashkëpunëtori i drejtësisë Ervis Bardhi, Olsi Leku, Etjen Cani, Klajdi Dokoli.

I.K/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 02/02/2022 21:33

    Sikur cka bere si te gjithe famekeqet. Pastaj alamet djali duket. Ore Po mir me shtetin Po me njerezit qe kan probleme si do I mbyllin!? Thike me dy presa situata.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Ngrini' dialogun me Serbinë, Hasani: Propozimi i Ramës për Kosovën realist, logjikë e diskutuar me partnerët

'Ngrini' dialogun me Serbinë, Hasani: Propozimi i Ramës për Kosovën realist, logjikë e diskutuar me partnerët