Flori Mumajesi hedh në
gjyq kompaninë “Acromax”

Flori Mumajesi hedh në<br />gjyq kompaninë “Acromax”
Pas një debati publik që është bërë nëpër mediat dhe rrjetet sociale mbi mbylljen e “Arkivave Shqip” këtë radhë këngëtari dhe kantautori Flori Mumajesi ka hedhur në gjyq kompaninë “Acromax GmbH” për cënimin e të drejtave autoriale për shfrytëzimin e veprave muzikore, të dy këngëtarëve shqiptar, Elava Gjatës dhe 2po2.

Me datë 2 dhjetor 2013, kantautori Mumajesi ka ngritur padinë në Gjykatën e Tiranës për dy këngët; “Qaj” e 2po2 ft.Capital-T dhe Elvana Gjata me këngën “I Wanna Bring It Up”, si dhe ndalimin e publikimit dhe shfrytëzimit të mëtejshëm të këtyre veprave muzikore.

Kjo padi vjen pas një konflikti të Flori Mumajesit dhe kompanisë “Acromax”, me mbylljen për disa orë të kanalit “Arkiva Shqip”.

Producenti dhe këngëtari, Flori Mumajesi, në një deklaratë të bërë së fundmi ka hedhur poshtë akuzat me të cilat ai është sulmuar në skandalin e fshirjes së videoklipeve të këngëtarëve shqiptarë nga YouTube.

Të gjitha videot e këngëtarëve dhe artistëve shqiptarë e që ishin të publikuara nga kompania Arkiva Shqip (Acromax GMBH) nuk gjenden më në rrjetin social të videove, YouTube.

Sipas Florit, Arkiva Shqip ka akuzuar atë për bllokimin e këtyre videove, duke u thënë këngëtarëve të ndryshëm se është producenti fajtor për largimin e videove me dhjetëra miliona klikime nga YouTube, për shkak të një kontesti për dy prej projekteve të tij.

Producenti pohon se është vetë Arkiva Shqip që ka bërë shumë parregullsi dhe se YouTube këto i ka vërejtur, e i ka fshirë të gjitha projektet video-muzikore.

“Me transparencën më të madhe dhe shumë sinqerisht po ju them se dy këngët për të cilat unë kam reaguar janë (“Qaj”- Capital T feat 2PO2 dhe “I wanna bring It up” (Dancehall)- Elvana Gjata). Për këto dy vepra muzikore, shoqëria Acromax nuk i ka zbatuar detyrimet e saj ndaj meje. Për rrjedhojë, unë isha i legjitimuar të veproja duke ndjekur procedurën ligjore në YouTube. Këto janë të vetmet materiale për të cilat unë me të drejtën time dhe pa cënuar askënd, kam reaguar. Pra, Arkiva Shqip nuk është mbyllur nga unë, pasi kanali nuk mund të mbyllet vetëm me dy pretendimet e mia!”, shkruan Flori në faqen e tij zyrtare të “facebook”.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com" versioni print
Redaksia online
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas