Flori Mumajesi: Këtë vit në Top Fest, jo si këngëta

Flori Mumajesi: Këtë vit në Top Fest, jo si këngëta
Kënga fituese e edicionit të 8-të të festivalit të muziikës moderne shqiptare Top Fest, që këndohet nga këngëtarja Elvana Gjata mban firmën e tij. Kompozitori Florian Mumajesi vendosi t’ia dedikonte këtë këngë këngëtares 21 vjeçare, e cila humbi jetën 1 vit më parë. Në një intervistë për suplementin THASH&THEM, producenti i studios muzikore Threedots, Florian Mumajesi shprehet se këtë vit, ai nuk do të marr pjesë si këngëtar në Top Fest, por do të bashkëpunojë me emra të njohur të muzikës moderne shqiptare. Ai na zbulon disa prej tyre si Argjentina Ramosaj, Stresi, Klajd Haruni si dhe ish-konkurrentja e “The Voice of Albania”, Xheraldina. I pyetur se nëse do të kishte ambicie të dilte përsëri i pari , Mumajesi sqaron se nuk e ka këtë qëllim por do të dëshironte që këngët e tij, të pëlqeshin nga publiku. Vitin e kaluar kënga e tij “Tallava”, rezultoi të ishte e pëlqyer nga publiku shqiptar, dhe për këtë Florian Mumajesi u nderua me çmimin e Internetit. Edicioni i 9 i Top Fest, strtoi javën e kaluar në Top Channel. Ai u prezantua nga Marina dhe Luana Vjollca. 25 konkurentë vijnë nga “The Voice of Albania”, ndwrsa një pjesë tjetër nga “Albanias Got Talent”. Selektimi do të ndodhë gjatë fazës së dytë ku do të shihet nëse do të pranohen apo jo. Pjesa e parë është playback ndërsa pjesa e dytë dhe sigurisht finalja do të jenë live nën shoqërimin e orkestrës së Top Channel.


Me sa materiale muzikore do të paraqiteni këtë vit në Top Fest 9?

Si studio do të kemi disa materiale, disa krijuar nga unë dhe disa nga producentet e tjerë në Threedots.


Cilët janë disa nga këngetarët me të cilat do të bashkëpunoni?

Nuk mund ti tregoj të gjithë por mund të konfirmoj vetëm disa prej tyre, Argjentina Ramosaj, Stresi, Xheraldina, Klajdi Haruni, etj.


Te kush nga këngëtaret keni besim se do të triumfojë?

Tek të gjithë kam besim, do të doja që këngët të pëlqehen dhe të degjohen , me pak fjalë të triumfonin të gjithë.

Një nga këngëtaret me të cilat do të bashkëpunoni është edhe ish- konkurrentja e “The Voice of Albania”, Xheraldina. Cfarë mund të na thoni për të, si një talent i ri në botën muzikore?

Bota muzikore ka shumë nevojë për talente dhe zëra të mirë, kështu që Xheraldina e ka nisur udhëtimin drejt kësaj bote e cila gjithmonë e më shume ka nevojë për vlera.

Kënga fituese e vitit të kaluar, me këngetare Elvana Gjatën ishte një krijim i juaji, keni ambicie që të dilni i pari edhe këtë vit?

Nuk besoj dhe nuk e kam këtë qëllim. Qëllimi i vetëm është që kënget të pëlqehen të degjohen dhe të mbeten, në kujtesën e publikut

Ju vet do të merrni pjesë si këngëtar në Top Fest 9?

Nuk e shoh shumë të arsyeshme që një këngëtar të konkurrojë dy vite radhazi në të njëjtin festival. Kështu që këtë vit nuk do marr pjesë.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria e Kosova në zi! Sot homazhet për Ismail Kadarenë, kolosi i letërsisë shqipe do nderohet me ceremoni shtetërore

Shqipëria e Kosova në zi! Sot homazhet për Ismail Kadarenë, kolosi i letërsisë shqipe do nderohet me ceremoni shtetërore