Kantautori i njohur shqiptar Flori Mumajesi është në bisedime me kompaninë muzikore MTV për të hapur një degë të saj edhe në Shqipëri.

Sipas mediave kosovare Mumajesi është duke ndërmarr një hap mjaft të rëndësishëm si për karrierën e tij ashtu për risinë që dëshiron të sjellë në tregun muzikor shqiptar.

MTV Albania pritet të jetë emri i televizionit, i cili nuk do ti përngjasojë kanaleve të tjera muzikore në vend.

Megjithatë ende nuk është bërë i ditur se cili ka qenë rezultati i këtyre bisedimeve.

(xh.k/shqiptarja.com)