Flori Mumajesi sëmuret rëndë,
anulon të gjitha koncertet

Flori Mumajesi sëmuret rëndë,<br />anulon të gjitha koncertet
Këngëtari dhe kantautori i njohur shqiptar, Flori Mumajesi ka një lajm shumë të keq për gjithë shqiptarët që po prisnin padurim koncertet e tij.

Flori ka anuluar koncertet e planifikuara për shkak të problemeve shëndetësore. Vetë këngëtari lajmëroi përmes një statusi të publikuar në instagram, se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, nga një dëmtim që ka pësuar në kraharor.

Në statusin e tij ai lajmëron se sado që luftoi për të mos munguar në koncerte, por për të qenë prezent aty për fansat e tij, nuk ja doli dot të mposhtë dhimbjen.

Postimi i plotë në instagram:

“Nuk di a duhej ta beja kete postim apo jo, por e ndjej detyrim per ata njerez qe nuk kane mundur te me shohin ne koncert. Kam dy dite qe luftoj me dhimbjen ne kraharor per te mos munguar , per te qene aty me ju deri ne minuten e fundit… Por nuk ja dola dot dhe kjo eshte dhimbja me madhe ne te vertet… Pas ketij lendimi rrezikoj ti anulloj te gjitha koncertet! Doktoret me kane dhene nje afat nga 3 deri ne 6 jave per tu rikuperuar, por une shpresoj se do te behem mire me shpejt Shpresoj mos t’ju shqetesoj ky postim! Nuk me pelqen ta dramatizoj me shume, eshte nje lendim i kockes brenda ne krahe qe duhet kaluar vetem dhe vetem me energji pozitive.Ju dua”, – shkruan Flori.

florii 

Redaksia Online 
E.S / shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!