Florian Marku mposhti ukrainasin e pathyeshëm, Ambasada e SHBA: Kampioni i parë botëror shqiptar

Ambasada  SHBA ka uruar boksierin Florian Marku për fitoren që korri ditën e djeshme pasi mposhti në Londër të pathyeshmin Maxim Prodan dhe u shpall kampion bote në IBF, në kategorinë Welterweight. Ambasada e SHBA thotë se Marku është kampioni i parë botëror shqiptar

"Urime Florian Markut, Kampionit Shqiptar për peshat e lehta të Federatës Ndërkombëtare të Boksit! Ne në Ambasadën Amerikane dërgojmë urimet më të mira për kampionin e parë botëror shqiptar! Urime kampion!", shkruan ambasada e SHBA në Facebook.

Boksieri shqiptar Florian Marku e fitoi dje përballjen me pikë, pasi të 10 raundet u mbyllën pa nokaut pavarësisht se shqiptari ishte më kërkues. Kjo ishte humbja e parë në karrierë për ukrainasin, i cili e mbronte titullin IBF pa pasur asnjë humbje, pasi në 20 ndeshje ai numëronte 19 fitore dhe 1 barazim. Në syrin e rreth 60 mijë tifozëve, Prodam ka pësuar sot disaftën e parë në stadiumin e Tottenham. Ndërkohë duhet theksuar se edhe Marku nuk ka asnjë humbje në karrierën e tij të boksit, ku tashmë ka shkuar në 11 ndeshje, 10 fitore dhe 1 barazim.

 

J.SH./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Vaksinë ose test negativ për të hyrë në Universitete, a ju duket e drejtë?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Veliaj uron çiftin nga Afganistani që do të garojë nesër në Maratonën e Tiranës