Londër/ Florian Marku shkruan historinë në boks, shpallet kampion bote në IBF: Ky titull shkon për të gjithë shqiptarët! Thyen ukrainasin e pamposhtur

LONDËR- Boksieri Florian Marku ka mbajtur premtimin dhe ka bërë krenar të gjithë shqiptarët, duke u shpallur kampion bote në IBF, në kategorinë Welterweight. Marku mposhti në Londër të pathyeshmin Maxim Prodan, që ishte edhe mbajtësi i titullit.

Boksieri shqiptar e fitoi përballjen me pikë, pasi të 10 raundet u mbyllën pa nokaut pavarësisht se shqiptari ishte më kërkues. Kjo ishte humbja e parë në karrierë për ukrainasin, i cili e mbronte titullin IBF pa pasur asnjë humbje, pasi në 20 ndeshje ai numëronte 19 fitore dhe 1 barazim. Në syrin e rreth 60 mijë tifozëve, Prodam ka pësuar sot disaftën e parë në stadiumin e Tottenham.

Ndërkohë duhet theksuar se edhe Marku nuk ka asnjë humbje në karrierën e tij të boksit, ku tashmë ka shkuar në 11 ndeshje, 10 fitore dhe 1 barazim. Dita e sotme ishte plot emocione për Markun, pasi fitorja i solli edhe titullin e parë në karrierë. Në momentin kur mori brezin e artë, Marku u cilësua si "Mbreti Shqiptar".

Faktin që Marku e ka nisur karrierën fillimisht në artet marciale, duket se kundërshtari e konsideronte pikën e tij të dobët. Ukrainasi e sfidoi Markun para nisjes së ndeshjes duke i thënë se do i duhej një armë për të fituar ndaj Podam, por si duket boksierit shqiptar i mjaftuan vetëm disa grushte për të mposhtur kundërshtarin.

Në fund të ndeshjes, 28-vjeçari dha një deklaratë për mediat ku me gjithë krenari tha se ky titull shkonte për të gjithë shqiptarët  dhe gruan e tij që është shtatzënë.

"Jam shumë i lumtur kjo është sakrifica që kam bërë gjatë gjithë jetës time. Ky titull shkon për të gjithë shqiptarët që më kanë mbështetur dhe për gruan time që është shtatzënë”, u shpreh Marku.

Boksieri Florian Marku është me origjinë nga Kosova, por ka lindur në Lushnjë. Në një intervistë ekskluzive për "Report Tv", Marku u shpreh i vendosur se ditën e sotme do të korrte sukses. Teksa deklaroi se shumë shpejt ka në plan të organizojë ndeshje në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’, por edhe në Kosovë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:18
VIDEO/ Momente dramatike pas ndeshjes së Markut, boksieri përfundon në oksigjen

Boksieri shqiptar Florian Marku fitoi brezin e titullit IBF duke u shpallur kampion botë në peshën e tij.

Por pas duelit të Markut, ishte radha e dy boksierëve Kallum Smith dhe Lenin Kastijo të duelonin në ring.

Në raundin e dytë, Smith lëshoi një goditje të fortë me të djathtën duke lënë të shtrirë për tokë kundërshtarin e tij. Kastijo humbi toruan dhe filloi të dridhej, teksa shikohet se si gjyqtari i bën me shenjë mjekëve të vijnë menjëherë në ring.

U desh ndërhyrja e oksigjenit që boksieri nga Republika Domenikane të përmendej. Pamjet kanë bërë xhiron e botës pasi janë një dramë e vërtetë.

Ora 21:13
Mposhti ukrainasin dhe u shpall kampion në IBF, Meta: Krenohemi me Florianin

Presidenti Ilir Meta ka reguar pasi Florian Marku u shpall kampion në IDF, duke e konsideruar fitoren një sukses të jashtëzakonshëm.

"Një sukses i jashtëzakonshëm për boksin tonë profesionist, Florian Marku shpallet kampion bote në IBF! Urimet më të ngrohta dhe gjithmonë paraqitje të shkëlqyera në ring! Krenohemi me Florianin", shkruan Meta. 

Ora 21:04
Florian Marku u shpall kampion bote në IBF, Basha: Triumf i jashtëzakonshëm

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas fitores që korri Florian Marku në Tottenham. Basha shkuan se ky ishte një triumf i jashtëzakonshëm.

"Triumf i jashtëzakonshëm i Florian Markut, që sot u ngjit në maja botërore! Bravo shqipe", shkruan Basha.

Ora 20:39
VIDEO/ 'Mbreti Shqiptar', ky është momenti kur Florian Marku shpallet kampion

Ky është momenti kur Florian Marku u shpall kampion bote në boks. Me emocionin e papërshkrueshëm Marku mori brezin, ndërsa e cilësuan 'Mbreti Shqiptar'

Ora 20:36
Florian Marku flet pas fitores së madhe: U përballa me një kundërshtar në majë dhe e munda, ky titull shkon për shqiptarët dhe gruan time shtatzënë

Florian Marku ka folur pas fitores së madhe në Londër ku bëri krenar të gjithë shqiptarët. Me titullin e IBF-së në krah dhe tashmë një kampion bote, Marku tha se e kanë nënvlerësuar, por ka sakrifikuar shumë për këtë sport, prandaj dhe mundi një kundërshtar në majë. I emocionuar, Marku tha se pret fëmijën e parë, ndërsa tha se ky brez shkon për gjithë shqiptarët dhe gruan që është shtatzënë.

“Urime Maksim, ishte një kundërshtar i vështirë, ai ishte i pamposhtur, 19-0, por unë nuk mund ta ndjeja forcën e tij. Ai kishte fuqi, por unë po gjeja ritmin tim, nuk kisha asnjë lloj problemi ndaj mbaja distancën. Nuk mund ta gjuaja lehtë, ndaj mbaja distancë. Nëse gjuajtja për KO do të vinte, do të vinte.

Mesazhi që dërgoj është se me vetëm 10 ndeshje, unë u përballa me një kundërshtar në majë, me të cilin nuk përballej askush dhe e munda. Jam i ri në boks, të gjithë më nënvlerësonin se thoshin që jam një kikbokser dhe më shihni ku jam sot.

Jam shumë i lumtur kjo është sakrifica që kam bërë gjatë gjithë jetës time. Ky titull shkon për të gjitëh shqiptarët që më kanë mbështtur dhe për gruan time që është shtatzënë”, u shpreh Florian Marku.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turku: 26/09/2021 07:30

    O andart rri mire se i thashe erdoganit tu sjell nja dy ushtare qe te gamis gjithe greqine rrace e ndyre

    Përgjigju
  • asim: 26/09/2021 01:53

    ketij djaloshi bravo per ndoshjen e bukur qe na beri edhe ne shqiptareve krenar por kjo ndeshje ishte per ibf (international federation boxing) pra jo wbf world boxing federation , me vjen pak te qesh me medjat si top chanell apo gazetat e gazetaret dhe sport informatoret qe smarrin vesh dhe me ignorancen e tyre genjejne mbar publikun duke mos kerkuar dhe mos marre informata reth kesaj ndeshje dhe boksiereve ku prodan eshte i 167 ne bote kurse Marku i 200 ne bote ne kategorin ibf

    Përgjigju
  • Flori: 25/09/2021 23:56

    Florianit urime por ka fituar titullin international ne welterweight,nuk ka lidhje me kampion bote se eshte gje krejt tjeter,kampioni i botes ne ate peshe ne IBF eshte Errol Spence jr edhe urojme qe floriani te ndeshet sa me shpejt me te dhe te fitoi.

    Përgjigju
    • Brian: 26/09/2021 00:29

      epo hedh njeri nje gur ne det dhe te gjeth budallejte hidhen ta marrin, per tu bere kampion bote duhet te ndeshet ne tjeter federacion linje. mas konfuzon boten e rregullat boxit

  • lalzi: 25/09/2021 23:02

    o mete o felliqsire e kombit ik se e qelbe ate ven

    Përgjigju
  • Jugu: 25/09/2021 20:16

    Urime kampion !!!

    Përgjigju
  • Andarti shqipfoles: 25/09/2021 18:41

    Urime Florian! Me gjithe keto lajme te keqija dhe turperuese qe lexojm per shqiptaret me ne fund edhe nje lajm pozitiv. (Faktikisht shqiptaret jane rrace e poshter qe na moren Vorio Epirin, por ndonjehere duhet nje koment pozitiv qe te rritet pak besueshmeria dhe ne ate menyre helmi te jete me i pranueshem!)

    Përgjigju
    • Shqipe: 25/09/2021 21:58

      TNA hashe ate qe sthuhet ne shqipetareve ti dhe gjithe ata qe e mendojne si ti

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë