Florian Marku rikthehet në ring, përballet me boksierin irlandez: Ndihem si i ri

Florian Marku rikthehet në ring, përballet me boksierin irlandez: Ndihem si i ri

Florian Marku

Boksieri shqiptar, Florian Marku do rikthehet në ring pas afro një viti. Më 2 shtator në Manchester, "Mbreti shqiptar" do ketë përballë irlandezin Dylan Moran. Kundërshtari i Markut ka tetë fitore radhazi në boksin profesionist, teksa humbja e tij e fundit dhe e vetme daton më 2019 në SHBA.

Nga ana tjetër, Marku ndeshjen e fundit e fitoi në "Air Albania" kundër Migue Parra, afro një vit më parë. Shqiptari këmbëngul se është i freskët për këtë përballje. "Ndihem krejt i ri, mezi pres të futem në ring. Luftova në Shqipëri me një dorë dhe u lëndova vërtet. Tani gjithçka është mirë, po stërvitem shumë fort këto gjashtë muajt e fundit dhe nuk e kam ndërprerë stërvitjen", tha Marku për Sky Boxer. Kujtojmë se shqiptari ka 13 ndeshje, nga të cilat 12 fitore (7 me KO).

Vetë shqiptari ka konfirmuar në kanalet e komunikimit përballjen me Moran.

"Pas afërsisht një viti jashtë ndeshjeve erdhi koha për t'u rikthyer më fort se kurrë. Ndeshja do zhvillohet në Manchester AO Arena më 2 shtator kundër irlandezit Dylan Moran! Mezi e kam pritur këtë ndeshje. Ju pres të gjithëve atje", njofton Marku.

Marku vs Moran

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • niku: 26/07/2023 17:05

    jepi shqipe njish je

    Përgjigju
  • Loran: 26/07/2023 12:35

    Cesht ke k.. ore qe pellet keshtu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion