Florian Pullazi, Këshilltari socialist në Këshillin Bashkiak në Bashkinë e Tiranës, si një besimtar i vërtetë mysliman ka bërë kurban një qengj në këtë ditë veçantë.

Këtë gjest ai ka dashur ta ndajë edhe me miqtë e tij në rrjetin social Facebook, në të cilin ka publikuar një foto.

Ndoshta zoti Pullazi do ta zbatojë deri në fund ritin fetar duke e ndarë mishin e kafshës të bërë Kurban në tri pjesë.

Këto pjesë shkojnë për të varfrit, një pjesë për të afërmit dhe fqinjët dhe pjesa e fundit për familjen.

Gjithashtu duket se Pullazi me anë të kësaj fotoje ka dashur të urojë besimtarët e fesë myslimane në këtë ditë feste për ta.

(xh.k/shqiptarja.com)