Floriana dhe Enesi janë në pritje të një vajze dhe nga fotot që moderatorja poston në Instagram duket se po e shijon shtatëzaninë.
Bukuroshja e ekranit ka ndarë një foto me miqtë e saj në rrjetin social, ku ka treguar momente nga aktiviteti i saj në festën e flamurit por më shumë ka rënë në dukje barku i fryrë i ish-missit dhe nuri i saj.
Floriana e veshur me një fustan të kuq duket e mrekullueshme edhe pse ajo është në muajin e pestë të shtatëzanisë. Edhe pse me disa kile më tepër moderatorja shëndrit me buzëqeshjen e saj të përhershme.
Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com