Prezantuesja e njohur Floriana Garo është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjell në jetë një vajzë, të cilën e ka pagëzuar me emrin Adia.

Lajmin për këtë gjë, e bëri të ditur vetë prezantuesja përmes një fotografie të publikuar në rrjetin e saj social Instagram. Ajo ndau me ndjekësit një imazh ku shfaq gishtin e saj, të takuar me dorën e vogël të vajzës së porsalindur.

Adia jone e shtrenjte erdhi ne jete me 12.03.2018! E bekofte Zoti pergjithmone dhe u rritte e forte, e shendetshme dhe plot dhembshuri! Faleminderit te gjitheve per urimet e perzemerta”, ka shkruar Floriana Garo në mbishkrimin e fotografisë.

Ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë dhe koleget e saj duke i uruar vogëlushes jetë të gjatë dhe të lumtur.

floriana garo
(Postimi i Floriana Garos në Instagram)

e.gj/Shqiptarja.com