Floriana Garo: “Së shpejti do të
kurorëzohem në martesë”

Floriana Garo: “Së shpejti do të <br />kurorëzohem në martesë”
Ditët e ftohta të muajit dhjetor padyshim i ngrohin festat e fundvitit, të cilat një burim i vërtet frymëzimi. E njëjta gjë vlen edhe për personazhet e njohur të botës së ekranit, të cilët i presin me të njëjtin entuziazëm këto ditë festive.

Për mbylljen e vitit 2012 suplementi "THASH&THEM" ka menduar të ngrohë këtë fundjavë me buzëqeshjen e ëmbël të bukuroshes Floriana Garo. E në fakt ky emër është lakuar jo pak ditët e fundit për shkak të pjesëmarrjes së saj si moderator në Festivalin e Fundvitit në RTSH. Megjithatë këtë herë Garo ka ardhur në një version tjetër, në atëfestiv duke rrëfyer si do të jenë këto festa për të dhe njerëzit e dashur.

E në fakt që në fillim biseda jonë nis mjaft këndshëm, përpara një filxhani çaj dhe kafeje. Floriana sapo ka mbërritur nga studiot e TV Klanit, ku së shpejti do të nisi një program të ri televiziv duke u bërë kështu më e pranishme për publikun shqiptar. "Jo vetëm modë" mendohet të titullohet programi, i cili pritet të vi të shtunave. "Puna fillon më datë 7 janar ku do të merremi me çështjet organizuese të tij.



Emisioni pritet të nisë ose në fund të muajit janar ose në fillim të muajit shkurt. Është konceptuar si një program mode por jo vetëm pasi do të ketë kulturë, do të ketë evente , pra pritet të vijë si një program i kompletuar. Në fakt është një patentë e blerë e një programi suksesshëm italian",-është shprehur Floriana. E ndonëse e frymëzuar dhe e emocionuar për këtë produksion të ri televiziv, Floriana nuk ka lënë pas as eventin më të fundit ku ka marr pjesë, festivalin e RTSH.

"Festivali ka qenë për mua ka qenë realizimi i një ëndrre, madje mbaj mend që sapo isha kthyer nga Amerika para dy vjet e në atë periudhë e prezantonte festivalin Jonida Maliqi dhe mendoja me vete, sikur të isha unë që ta prezantoj, dhe kush do ta mendonte që pas dy viteve mua të më jepej ky shans,"- thotë Floriana ndërkohë që sytë i shkëlqejnë e humbur në këto kujtime.



Ajo gjithashtu nuk ka lënë pa përmendur as partnerin e saj në prezantim, Enkel Demin, me të cilin shprehet se vazhdon të ruajë raporte miqësie, madje tanimë që gjithçka ka përfunduar nuk e fshehin ndjenjën e boshllëkut dhe mallit për ato ditë. Megjithatë Floriana Garo duket mjaft e lumtur si dhe është ende në fazën e shijimit të saj periudhe.

Përpara se biseda jonë të vijonte për festat dhe jetën e saj personale Garo ka dashur të theksoj edhe një fakt tjetër sa i përket jetës së saj profesionale. "Kohët e fundit kam filluar një punë tek "Akademia e Shkencave", por desha ta theksoj që kjo ishte një punë e përkohshme që u bë shumë e mediatizuar. Ishte e përkohshme sepse për momentin pozicioni ishte i hapur për shkak se personi që punonte aty kishte probleme shëndetësore dhe unë e nisa atë punë thjesht për të përfunduar një projekt.



E gjithë kjo nuk do të zgjaste shumë pasi mua do të konfliktonte me televizionin, sepse është e vështirë të bësh shumë gjëra në të njëjtën kohë. Megjithatë kjo punë përfundoi tani, ishte një eksperiencë shumë e bukur dhe unë pata mundësinë të tregoja veten duke organizuar një projekt të madh, të cilin ata e kishin me shumë merak dhe që doli mirë. Por realisht fusha në të cilën kam dëshirë të vazhdoj është televizioni. Duke lënë pas angazhimet profesionale, Floriana na rikthen në atmosferën e festave duke na treguar se ka festuar Krishtlindjet së bashku me familjen e saj me anë të një dreke në Durrës.

Sipas saj festat janë mjaft të rëndësishme pasi janë një mënyrë mjaft e mirë bashkimi për të qëndruar të gjithë bashkë. Ajo vetë e ka vuajtur disi këtë pjesë në kohën kur jetonte në New York, por tashmë kishte mundësi të festonte çdo festë me të afërmit e saj. "Këtë vit u mblodhëm në një lokal dhe kaluam një drekë të këndshme, madje erdhi dhe Tedi dhe ndamë histori të ndryshme së bashku, dhe sidomos të festivalit.

Të pranishëm ishin edhe familjarët e mi nga jashtë, të cilët u shprehën mjaft krenarë për mua dhe kaluam m të vërtetë shumë bukur." Duke qenë se ish-missi ka jetuar disa vite në New York ishte mjaft e lehtë për atë të tregonte ndryshimet por edhe të përbashkëtat e këtyre festave në vendin tonë. "Krishtlindjet atje janë një festë që festohen me njerëzit më të afërt, por duke qenë se shumica janë larg, atëherë ndodh që të festojnë me shoqërinë duke u bërë kështu një familje me njëri-tjetrin.

Megjithatë në New York është një atmosferë e veçantë pasi nisin zbukurimet dhe atmosfera festive që pas Ditës së Falenderimeve. Ndërkohë që edhe në Shqipëri ka filluar të ndizet atmosfera jo vetëm për Krishtlindje dhe Vitin e Ri por për çdo lloj feste," -tregon Garo. Për të festat marrin rëndësi të veçantë në çastin kur ndahen dhe kalohen me njerëzit e dashur. Po kështu edhe festën e ndërrimit të viteve, ajo pret ta kalojë në mënyrë të veçantë, pse jo duke festuar jashtë shtëpisë.

"Gjatë festës së ndërrimit të viteve do të jemi këtu, por nuk e kemi planifikuar ende tamam se çdo të bëjmë. Megjithatë dëshira ime ishte që ta kalonim në një lokal pasi edhe në shtëpi e kemi bërë shpesh. Zakonisht në shtëpi qëndrojmë deri në orën 12 më pas dalim. Por në kohën kur qëndrojmë në shtëpi bëhet diçka e bukur sepse mblidhemi me shumë njerëz, ndërkohë që vijnë edhe familjarë nga jashtë edhe shtrojmë një tavolinë të bukur. Nusja e xhaxhait, e cila jeton jashtë di të gatuajë shumë mirë kështu që është ajo që i përgatit",- rrëfen bukuroshja.




E në fakt kureshtjes sonë se nëse gatuan, Floriana përgjigjet duke buzëqeshur se jo. Por di të përgatisë një kek me çokollatë, i cili preferohet shumë nga njerëzit e saj të dashur. Gjithashtu ajo ende nuk ka planifikuar se çdo të veshë për atë natë, por me siguri diçka të blerë online, pasi i pëlqen mjaft të bëjë blerje në rrjet.

Tashmë pema dhe shtëpia e Florianës janë rregulluara dhe të zbukuruara për të pritur ndërrimin e viteve, madje ajo ka nisur të bëjë edhe dhuratat. Nënës së saj i ka dhuruar një palë vathë floriri dhe do të vazhdojë edhe me pjesëtarët e tjerë të familjes. Por padyshim që pëlqen edhe të marrë dhurata nga njerëzit më të afërt. Ndërkohë që biseda është bërë me të vërtetë e këndshme Floriana na rrëfen se shumë shpejt pritet të konkretizojë në martesë lidhjen disa vjeçare me Tedin, partnerin e saj.

"Patjetër që është ideja që ne të fejohemi dhe të martohemi në një kohë të shkurtër, pasi kemi mjaft kohë bashkë, po ashtu edhe të kemi fëmijë, por mendoj pak më vonë pas dy vjetësh. Dua të theksoj se Tedi është mbështetja ime më e madhe dhe ndoshta pa të nuk do të isha këtu ku jam,"-vijon Garo. E ndërkohë që minutat kanë fluturuar si pa i ndjerë nuk mund të mos e pyesnim bukuroshen Garo edhe për aspiratat e saj për vitin e ardhshëm.

"Viti 2012 për mua ka qenë viti më i suksesshëm , pasi kam arritur të realizoj disa nga ëndrrat e fëmijërisë sime në lidhje me miss botën, me festivalin, shpresoj që 2013 të jetë po kështu me projektet dhe planet që kam."(xh.k/shqiptarja.com)

3/4
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë