Floriana Garo takime me gra në Sukth: Vota nuk shitet, ajo është që të ndryshojmë sistemin dhe të bëjmë diferencën

Floriana Garo takime me gra në Sukth: Vota nuk shitet, ajo është që të ndryshojmë sistemin dhe të bëjmë diferencën

Floriana Garo takim me gratë në Sukth

Zëdhënësja e Fushatës së Partisë Demokratike Floriana Garo ka vizituar zonën e Sukthit bashkë me kandidaten për deputete të zonës, Manjola Luku. Ato patën mundësinë të ndjekin nga pranë dhe bisedojnë për shqetësimet e grave të zonës.

“Njerëzit nuk kanë më shpresë, duan që fëmijët t’i largojnë dhe të kenë shpresë dhe jetë më të mirë diku tjetër, por nuk është kjo ajo që duhet të ndodhë.”

Në fjalimin e saj Garo tregoi mbështetjen që Partia Demokratike Shqiptarë do t’i japë gruas dhe i bëri thirrje grave të mbrojnë votën për të ndryshuar sistemin.

“Gratë kanë një fuqi shumë të madhe, njëlloj si burrat. Ato kanë votën e tyre, vota nuk shitet, ajo është që të ndryshojmë sistemin dhe të bëjmë diferencën.”

Sakaq takimi u zhvilluan në formën e një bashkëbisedimi ku jo pak gra guxuan të ngrenë problematikat qofshin ato ekonomike, infrastrukturore apo dhe vetë emigrimin ku thuajse në çdo familje kishte një person në emigrim, sikundër kishte dhe gra të tjera të cilat besonin në ndryshimin që PD do të sjellë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja