SHBA  - Një grua në Fort Lauderdale të Florida-s, ngeli e bllokuar në një urë hekurudhore lëvizëse dhe u desh ndihma e zjarrfikësve për t’a shpëtuar. 55-vjeçarja, Dania Beach, po kalonte mbi urë kur kjo e fundit papritur filloi të ngrihej. Gjatë kohës që ura filloi të ngrihej, gruaja u kap të anët e shinave të trenit.

Shumë dëshmitarë të ngjarjes telefonuan menjëherë policinë dhe zjarrfikësen ndërsa një pjesë tjetër i nxorrën telefonat celularë thjesht për të fotografuar ngjarjen.
Zjarrfikësit përdorën një shkallaë 7 metra të gjatë për të arritur te gruaja e terrorizuar.

Ende nuk dihet se përse gruaja po kalonte në urën hekurudhore dhe jo në mbikalimin për këmbësorët aty afër. Fatmirësisht 55 vjeçarja shpëtoi pa dëmtime.
Por jo të gjithë kanë qenë kaq me fat. Në dhjetor 2010, dy futbollistë të rinj të Lynn University, po kalonin mbi urë pasi po ktheheshin nga një festë kur kjo e fundit filloi të ngrihej,

21 vjeçari Kyle Conrad rra në ujë dhe më vonë u shpall i vdekur, ndërsa bashkëmoshatari i tij Joe Cundall arriti të mbahej në platformën mbështetëse të urës dhe dëmtoi vetëm kaviljen dhe kurrizin.
 
Redaksia online
(ed/ac/shqiptarja.com)