TIRANE - Prokuroria e Përgjithshme i përcolli sot prokurorisë së Tiranës kallzimin penal të vëllait të të mbijetuarës në aksidentin tragjik të Himarës, Florije Peçi e cila aktualisht është 5 muajshe shtatzënë. I vëllai i saj kërkon hetim pasi thotë se motra e tij është përdhunuar në kushtet e spitalit austriak ku kishte shkuar për mjekim më të specializuar pas aksidentit dhe ishte shtatzënë si rrjedhojë e këtij përdhunimi.
Florie Peçi aktualisht 22 javëshe shtatzënë (5 muajshe e gjysmë) që prej 25 janarit 2013 ndodhet e shtruar në maternitetin e Tiranës nën kujdesin e mjekëve, ndërsa i vëllai i saj ka bërë kallzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme dhe sot paradite ky kallzim iu dorëzua Prokurorisë së Tiranës.
"Prokuroria e Përgjithshme përcolli në Prokurorinë e Tiranës, si struktura kompetente, për nisjen e verifikimit paraprak për kërkesën e qytetarit Gazmend Peçi. Kërkesa mbërriti në Prokurorinë e Përgjithshme"- informoi sot zyra e shtypit e kësaj Prokurorie.
TAVO: S'KAM ÇFARE TE THEM, TA HETOJE PROKURORIA
Ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo ishte tepër i rezervuar, kur iu përgjigj interesit të medias mbi ngjarjen pasi sipas tij nuk kishte ndodhur në spitalet shqiptare. “Ngjarja s'ka ndodhur në spitalet tona, s'kam ç'të them. Atë çfarë ka ndodhur konkretisht e zbulon prokuroria”- tha Tavo sot paradite në një prononcim për median pas një aktiviteti të zhvilluar në Maternitetin "Mbretëresha Geraldinë". Ai konfirmoi se Florie Peci është e shtruar në maternitet dhe gjëndja shëndetësore e saj është e mirë.
Nga ana e saj Ambasada Austriake nuk ka pranuar të deklarojë asgjë në lidhje me këtë ngjarje.
SHTATZANIA E FLORIJES
Fakti i shtatzënisë së studentes shqiptare u konfirmua mbrëmë edhe materniteti i Tiranës “Mbretëresha Geraldine” të cilët bënë të ditur për Shqiptarja.com se Florie Peci gjendej e shtruar që prej datës 25 janar në ambientet e maternitetit dhe se aktualisht ishte mbi 22 javëshe shtatzënë (5 muajshe e gjysmë). Ndërkohë të njëjtat burime bënë të ditur se, më herët, vajza kishte shkuar në maternitetin e Librazhdit ku edhe ishte konstatuar shtatzënia e saj, prej 17-18 javëshe.
VELLAI: E PERDHUNUAN NE AUSTRI
I vëllai i Flories Gazmend Peçi ka bërë një kallëzim penal në Prokurori me pretendimin se motra e tij është përdhunuar në periudhën e rehabilitimit në spitalin Gmunderberg Almunster në Austri rreth 20-25 shtatorit 2012.
Gazmend Peçi, i cili shoqëroi motrën e tij ndërsa u kurua në Austri në një lidhje telefonike mbrëmë me gazetaren Mira Kazhani për televizionin A1 REPORT! shprehu edhe tronditjen e familjes së tij. Pas tragjedisë së Himarës, (21 maj 2011) Florie Peçi u dërgua drejt Austrisë për një kurim më të specializuar pasi ishte në gjendje kome. Më pas vajza u strehua në një familje kosovare derisa të përfundonte rehabilitimi. Më 3 korrik studentja shqiptare doli nga koma, dhe më 11 tetor 2012 u mundësua edhe rikthimi i saj në atdhe.
/Shqiptarja.com

Në aksident humbën jetën 13 studentë