Florim Isufi: Mali i Zi i ka grabitur
Kosovës tokat me burimet e ujit

Florim Isufi: Mali i Zi i ka grabitur<br />Kosovës tokat me burimet e ujit
Një grup studiuesish nga Shqipëria e Kosova organizuan një takim shkencor për të rikujtuar një nga ngjarjet më të rëndësishme historike, Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.

Në takimin me temë “Tribunë shkencore: 138 vjetori  i Lidhjes së Prizrenit - kufijtë e trevave shqiptare” u trajtuan në mënyrë të veçantë ccështjet e grabitjeve dhe abuzimeve me kufijtë e Shqipërisë, Kosovës e trevave të tjera shqiptare. Studiuesi kosovar Florim Isufi, profesor i gjeografisë ka zbuluar me dhjetëra harta që dokumentojnë abuzimet me kufijtë.

Ai tha ndër të tjera se, Mali i Zi i ka grabitur Kosovës tokat me burimet e ujit.

isufi

Ndërsa studiuesi Pëllumb Xhufi foli për platformën politike të lidhjes së Prizrenit, të cilën e konsideron si të parin mobilizim të madh në ruajtjes së kufijve të etnikumit shqiptar, para kongresit të Berlinit.

Ky kongres u detyrua që t'i reduktojë aneksimet e tokave shqiptare të planifikuara në mbledhjen famëkeqe të Shën Stefanit, sipas Xhufit.
Referues të tjerë si Zymer Neziri, Zejnullah Gruda, Myslim Pasha, etj e përcaktuan Lidhjen e Prizrenit si një udhëheqëse të luftës për lirinë e të gjitha trojeve etnike shqiptare

Aktiviteti u shoqërua me çeljen e një ekspozite ku u prezantuan dokumente në gjuhën shqipe dhe të huaj për Lidhjen e Prizrenit.

isufi

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mosdeklarim të pronësisë dhe dhunë/ 27 gjoba për 7 muaj! Kryetarja e AMA-s bën publike llojet e shkeljeve të kryera nga televizionet

Mosdeklarim të pronësisë dhe dhunë/ 27 gjoba për 7 muaj! Kryetarja e AMA-s bën publike llojet e shkeljeve të kryera nga televizionet