Pamjet e publikuara nga ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, ku shfaqen aktivistët e Global Sumud Flotilla të gjunjëzuar dhe me duart e lidhura, kanë shkaktuar reagime të forta ndërkombëtare.

Franca, Holanda, Belgjika, Spanja dhe Kanadaja kanë thirrur ambasadorët izraelitë për të kërkuar shpjegime lidhur me trajtimin e aktivistëve.

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, e dënoi videon duke shprehur indinjatë për mënyrën e trajtimit të të ndaluarve.

Nga Holanda, ministri i Jashtëm Tom Berendsen i cilësoi pamjet “tronditëse dhe të papranueshme”, duke theksuar se shkelet dinjiteti njerëzor.

Edhe Belgjika reagoi ashpër, ndërsa ministri Maxime Prévot deklaroi se mes të arrestuarve ndodhen edhe shtetas belgë.

Ministrja britanike Yvette Cooper u shpreh “vërtet e tronditur”, duke kërkuar sqarime nga autoritetet izraelite për trajtimin e aktivistëve.

Ambasadori gjerman në Izrael, Steffen Seibert, e cilësoi trajtimin ndaj të ndaluarve “krejtësisht të papranueshëm”.

Ministri i Jashtëm spanjoll, José Manuel Albares, e quajti videon “monstruoze, çnjerëzore dhe të turpshme”, duke kërkuar edhe falje publike nga Izraeli.

Edhe Irlanda reagoi me tone të forta, ndërsa ministrja Helen McEntee kërkoi lirimin e menjëhershëm të shtetasve irlandezë të ndaluar.

Kanadaja iu bashkua reagimeve ndërkombëtare, me ministren Anita Anand që deklaroi se trajtimi i civilëve duhet marrë “shumë seriozisht” dhe kërkon veprim urgjent.


Lajmi kryesor:

Skandali/ Me pranga dhe kokat poshtë, ja si po mbahen aktivistët e ndaluar të flotiljes ‘Sumud'! Ministri izraelit i tall: Mirë se vini në Izrael! Europa i kërkon 'llogari' Tel Avivit (VIDEO)