Forcat izraelite kanë kapur 21 nga 58 anijet e Flotiljes “Global Sumud”, duke ndaluar 175 aktivistët e misionit humanitar të cilët ishin nisur drejt Gazës. Operacioni është zhvilluar pranë ishullit të Kretës, në ujëra ndërkombëtare, ku motorët e anijeve janë çaktivizuar.
Aktivistët e përfshirë në flotilje kanë denoncuar atë që e cilësojnë si “një bastisje të dhunshme”, duke pretenduar se ndërhyrja e marinës izraelite ka qenë e organizuar dhe sistematike për të nxjerrë jashtë funksioni mjetet lundruese. Nga ana tjetër, autoritetet izraelite kanë njoftuar se personat e ndaluar pritet të lirohen në Greqi “në orët në vijim”.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta ndërkombëtare. Italia ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të qytetarëve të saj të ndaluar, duke theksuar nevojën për respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe garantimin e sigurisë fizike të tyre. Edhe Greqia ka deklaruar se nuk është njoftuar paraprakisht nga Izraeli për ndërhyrjen në një zonë pranë territorit të saj. Ndërkohë, Turqia e ka cilësuar operacionin si “një akt piraterie”.
Sipas raportimeve nga vetë organizatorët e flotiljes, situata në bord ka qenë e rëndë. Në një deklaratë zyrtare, “Global Sumud Flotilla” pretendon se pjesëmarrësit kanë përjetuar rreth 40 orë trajtim çnjerëzor, duke përfshirë mungesë ushqimi dhe uji, si dhe kushte të papërshtatshme fjetjeje. Deklarata akuzon gjithashtu forcat izraelite për përdorim dhune gjatë ndërhyrjes për arrestimin e dy aktivistëve, të identifikuar si Saif Abu Keshek dhe Thiago Ávila.
Pamje të publikuara nga media ndërkombëtare tregojnë aktivistë me shenja të dukshme dhune në fytyrë dhe trup.
Nga ana izraelite nuk ka ende një version zyrtar të detajuar mbi incidentin.

Komente











Izraeli(shteti e jo populli)janë AGRESORË,KRIMINELË TË KOHËVE MODERNE.
PërgjigjuIzraeli po verteton qe qeveria atje po ndjek politike te papranuaeshme.
Përgjigju