Deputeti demokrat Xhelal Mziu u bëri thirrje sot të gjithë dibranëve t’i bashkohen kauzës së Sali Berishës për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama. Mziu po krenohej me ambiciet e Partisë Demokratike dhe programin e saj për të shpëtuar shqiptarët nga “regjimi” i Ramës dhe renditi pikat që selia blu ofron për një jetë më të mirë....dhe ajo është paga minimale 200 euro.

Pra me të rrëzuar Ramën, Partia Demokratike duket se do bëjë menjëherë regres dhe do ta zbresë pagën minimale nga 500 euro në 200 euro. 

Ndërsa fliste në podium, as vetë Xhelal Mziu nuk e kapi gafën që bëri para demokratëve, por tha se me këto standarde do  të na kishin zili edhe vendet e BE-së.

“Me platformën e PD një vit më parë ishte për të pasur punë për të pasur rrogë 200 euro, për të mbështetur fëmijën e 3-të, etj., apo kredi e mjaft standarde të tjera që do i kishin zili edhe vendet e Bashkimit Evropian”, tha Mziu.


Lajmi kryesor:

I vetëm në garë/ Berisha: Përballja me Mereme Selën, qesharake! Salianji u shit te krimi! Ish-deputeti i kujton non gratën: Je i lidhur me krimin e organizuar