Fluks drejt bregdetit shqiptar, policia arreston 12 shoferë, pezullohen 58 patenta

Fluksi i lartë i automjeteve që i drejtohen bregdetit ka bërë që shumë drejtues mjetesh të tejkalojnë shpejtësinë mbi normën e lejuar apo të kryejnë manovra të rrezikshme në rrugë.

Gjatë 24 orëve të fundit policia ka arrestuar 12 drejtues mjetesh, ka pezulluar 58 leje drejtimi dhe gjobitur 1679 të tjerë për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Nga patrulla e policisë janë arrestuar 12 shoferë, 6 prej të cilëve pa leje drejtimi dhe 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, gjatë kontrolleve në akset nacionale, duke nisur nga rruga e Kombit e deri në Sarandë e Korçë.

Me shtimin e fluksit të automjeteve në këtë sezon turistik, Policia Rrugore apelon që shoferët të lëvizin me kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Njoftimi i policisë:

Fluks i lartë në akset rrugore nacionale në drejtim të zonave bregdetare dhe në kthim. Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor që të arrini në destinacion të sigurt dhe me patentë në xhep, se kudo ka patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore, me mjete të paloguara, dronë, kamera dhe aparate fotografike. 

Gjatë 24 orëve të fundit në akset nacionale duke filluar nga rruga e Kombit e deri në Sarandë e Korçë, pavarësisht fluksit të lartë të automjeteve në qarkullim, janë konstatuar shumë drejtues mjetesh që kanë tejkaluar shpejtësinë gati dyfishin mbi normën e lejuar, apo kanë kryer parakalime dhe manovra të rrezikshme në rrugë  duke u kthyer në burim potencial për përfshirje në aksidente rrugore . 

Nga patrullat e Policisë Rrugore  janë arrestuar në flagrancë 12 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.    Janë pezulluar 58 Leje drejtimi, nga të cilat 37 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 21 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1679 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës. 

Policia Rrugore, nisur nga fakti se në akset rrugore përgjatë gjithë ditës së sotme ka pasur dhe vijon të ketë fluks të lartë të automjeteve që qarkullojnë në të dyja kahet e lëvizjes dhe tashmë fluksi më i madh është në kthim nga zonat bregdetare, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse.   

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aldo: 08/08/2021 17:58

    Serioziteti në punë Emri i përdoruesit në radar: 123456

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mjekët japonezë padisin Google Maps për shkak të vlerësimeve të këqija

Mjekët japonezë padisin Google Maps për shkak të vlerësimeve të këqija