Fluks edhe në kufirin Kosovë-Serbi
radhë me kilometra e pritje me orë

Fluks edhe në kufirin Kosovë-Serbi<br />radhë me kilometra e pritje me orë
Janë shtuar pritjet edhe në kufirin Kosovë-Serbi, njoftoi të dielën policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate.

Departamenti i Policisë kufitare, saktësisht zyrtarët policorë të pikëkalimeve kufitare, Merdare, Dheu i Bardhë dhe Mutivodë, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë krijuar kolona dhe pritje të gjata në dalje nga e Kosova në drejtim të Serbisë, bën të ditur "Presheva Jonë".

“Pritjet më të theksuara janë kryesisht në dalje të pikëkalimeve kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë, ku kolonat janë të gjata diku nga 1-2 kilometra dhe që zgjasin 2 deri në  4 orë”, njofton Policia e Kosovës.

Sa i përket pikëkalimit kufitar, në Mutivodë në dalje pritjet janë të shkurtra në kohëzgjatje normale prej 10-20 minuta.

Kohëzgjatja e pritjeve në pikëkalime kufitare po ndryshon varësisht prej frekuentimit të automjeteve.

Policia e Kosovës ka shtuar policë nëpër këto pikëkalime kufitare, kurse është duke punuar me intensitet të shtuar.

PK-ja tregon se ka shtuar edhe shirita shtesë të kontrollit kufitar, ndërsa sugjeron qytetarët që mundësisht të shfrytëzojnë pikëkalimet e tjera kufitare, ku ka më pak pritje me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata në kolona të krijuara në këto pikëkalime.

Këto ditë emigrantët kosovarë që punojnë në Perëndim pas pushimit në vendlindje kthehen në vendet e tyre të punës.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane