Fluks hyrje-daljesh në Morinë, 20 %
më shumë turistë se një vit më parë
Një fluks i madh shtetasish që kanë dalë nga territori i Shqipërisë është vënë re ditën e sotmen në pikë kalimet kufitare të Qarkut të Kukësit, pas mbarimit të pushimeve 15 ditore në rajonet bregdetare.
MORINE - Një fluks i madh shtetasish që kanë dalë nga territori i Shqipërisë është vënë re ditën e sotmen në pikë kalimet kufitare të Qarkut të Kukësit, pas mbarimit të pushimeve 15 ditore në rajonet bregdetare.
Sipas statistikave të marra pranë Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit bëhet e ditur se gjatë fundjavës që sapo lamë pas kanë hyrë në territorin e Shqipërisë më shumë se 34 mijë shtetas të huaj, ndërkohë që kanë dalë më shumë se 36 mijë të tjerë.
Numri i automjeteve që kanë kaluar përmes kufirit Kosovë-Shqipëri ka arritur në hyrje në më shumë se 7 mijë e në dalje në më shumë se 11 mijë automjete të ndryshme. I gjithë ky fluks i madh hyrje-daljesh është përballuar nga policia kufitare falë celjes së 9 sporteleve të cilat funksionojnë 24 orë pa ndërprerje.
Po sipas të dhënave të marra, pritet që gjatë fillimit të kësaj jave të rritet fluksi i hyrje daljeve pasi ndërron edhe 15 ditëshi i plazhit, por edhe mundësia e shfrytëzimit të bregdetit nga shumë kosovarë të cilët duket se pas fillimit të muajit të Ramazanit, do e braktisin plazhin për shkak të agjërimit.
Ndërkohë, fluksin në hyrje për në territorin e Shqipërisë po e përballojnë edhe punonjësit e Pikës Kufitare të Vërmicës, të cilët shprehen se rreth 500 mijë persona kanë hyrë dhe dalë perms kësaj pike kufitare që nga një qershori e deri sot.
Këto të dhënat tregojnë se krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, 20 për qind është shtuar numri i turistëve që i drejtohen Shqipërisë për të kaluar pushimet por edhe për të vizituar pikat e ndryshme turistike. Autoritetet policore thonë se brenda 24 orëve në këtë pikë kalojnë mbi 20 mijë udhëtarë.
(be.le/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
20.1%
Vota total: 901
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47
-
Putin u shpreh i gatshëm për të diskutuar një armëpushim, Zelensky: Përgjigje evazive, ka frikë t'i thotë jo presidentit Trump
13 Mars, 21:39