Edhe pse jemi në orët e fundit të mbërritjes së Vitit të Ri fluksi i lëvizjes në PKK Morinë vijon të jetë i lartë.
Shumë udhëtarë po shpejtojnë të lëvizin nëpërmjet Morinës në drejtim të Tiranës por ka edhe nga ata që po kthehen në vendlindje për natën e ndërrimit të viteve.
“Po shkojmë për Shqipëri për pikë të qefit për të festuar vitin e ri aty në Lagunë të Potokit. Ju uroj gëzuar vitin e ri shokëve të mi këtu dhe të gjithë shqiptarisë”- u shpreh një prej qytetarëve që po hynte nga Kosova drejt vendit tonë.
Ndërkohë sipas të dhënave zyrtare nga PKK Morinë bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit në hyrje kanë kaluar kufirin 12596 shtetas me 5875 mjete, ndërsa në dalje numri është më i madh pasi kthimi i emigrantëve kosovarë nga vendet e Evropës e kalimi nga Shqipëria tranzit e ka rritur numrin e qytetarëve në 15326 shtetas me 7236 mjete.
Gjithsej janë 27992 qytetarë që kanë lëvizur në Morin gjatë 24 orëve të fundit si në hyrje dhe dalje të kufirit, ndërsa 14 sportele vijojnë të jenë në punë për të shmangur krijimin e radhëve edhe për vekt faktin e zbatimit të marrëveshjes mes dy vendeve Kosovës e Shqipërisë për kalimin e procedurave të përshpejtuara gjatë periudhës së festave dhe sezonit turistik verorë.
Lajmi kryesor:
Dita e ndërrimit të viteve/ Turistët dynden drejt Korçës dhe Pogradecit krijohet trafik kilometrik! Fluks hyrjesh dhe daljesh në pikat kufitare
B.V/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
27%
-
Pak
60.4%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 1171
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Licencoi karburantin pa leje, SPAK kërkon nga 1 vit burg për kyebashkiakun e Devollit dhe 4 zyrtarët e tjerë
5 Shkurt, 09:50
-
Korçë/ 40-vjeçari i plagosur me thikë, policia shpall në kërkim autorin
5 Shkurt, 08:21
-
Korçë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, persona të paidentifikuar e lënë në derë të spitalit! Policia në kërkim të autorit (EMRI)
4 Shkurt, 21:29
-
Analizat vjetore të policisë në Elbasan dhe Korçë, Proda: Garantoni rend dhe siguri gjatë fushatës zgjedhore
4 Shkurt, 18:07
-
FOTO: Aksident i frikshëm në Ersekë, 'Benzi' ngel varur në barrierat anësore në rrugën e re
3 Shkurt, 12:34
-
Po drejtonin makinën në gjendje të dehur, 4 të arrestuar në Korçë
2 Shkurt, 14:44
-
Hyn në fuqi ulja e tarifës së ‘Kartonit Jeshil’ për makinat shqiptare që lëvizin drejt Mali të Zi, Partia Aleanca e Maqedonasve kërkon zgjerimin në Maqedoni e Greqi
2 Shkurt, 14:44
-
Pogradec, automjeti me targa greke përplas të moshuarin që shpërndante qumësht
2 Shkurt, 14:14
-
Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, çohet për gjykim ish-shefi i Kufirit në Korçë dhe bashkëpunëtori i tij! Si favorizoi trafikantin, droga kapte vlerën deri në 117 mijë euro
2 Shkurt, 10:15
-
Korçë/ Bashkia rrit me 10 lekë biletën urbane, nuk ofroheshin operatorë të rinj! Për pensionistët, transporti falas
1 Shkurt, 15:32
-
Skënderbeu konfirmon dy largime në merkato
1 Shkurt, 15:00
-
Pacienti tentoi të djegë qendrën e dializës në Korçë, mjekja psikiatër: Sjellje agresive, ka refuzuar ekzaminimet për probleme të shëndetit mendor
31 Janar, 16:29