Fluks i emigrantëve në dogana
mjetet në radhë në Kapshticë
Emigrantët të cilët pas festive të fundvitit po kthehen në vendet ku punojnë dhe jetojnë, qëndrojnë në radhë për të pritur kalimin e pikave kufitare. Edhe ditën e sotme vihet re fluks i kalimit të qytetarëve në doganën e Kapshticës dhe Kakavijës.
KAPSHTICE- Emigrantët të cilët pas festive të fundvitit po kthehen në vendet ku punojnë dhe jetojnë, qëndrojnë në radhë për të pritur kalimin e pikave kufitare. Edhe ditën e sotme vihet re fluks i kalimit të qytetarëve në doganën e Kapshticës dhe Kakavijës.
Situata është rënduar rreth orës 15:00, pasi dogana greke po punonte me vetëm dy sportele për shkak të festës së ujit të bekuar.
Radhë të gjata të emigrantëve dhe automjeteve janë krijuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në vendin tonë nga kjo pikë doganore 1793 persona dhe 396 mjete, ndërsa kanë dalë nga Shqipëria drejt Greqisë 4488 persona dhe 1012 mjete.
Mësohet se pala greke ditën e sotme punon vetëm me 2 sportele, një në hyrje dhe një në daljem për shkak të festës së “Ujit të bekuar”, dhe për këtë po punohet me sportele të reduktuara.
Ndërsa pala shqiptare punon me 5 sportele, 2 në hyrje dhe 3 në dalje.
Fluks dhe radhë automjetesh që presin të kalojnë kufirin drejt greqisë, është krijuar edhe në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.
Kështu ditën e sotme nga kjo pikë doganore kanë hyrë në Shqipëri 3 414 persona me 542 mjete dhe kanë dalë rreth 7651 persona me 1646 mjete.
Në këtë pikë të kalimit kufitare, pala shqiptare punon me 9 sportele, 3 në hyrje dhe 6 në dalje, ndërsa pala greke punon me 4 sportele, dy në hyrje dhe 2 në dalje.
Policia kufitare e Kakavijës po punon për krijimin e lehtësirave ligjore për të kaluar në kohë në tokën greke, duke shmangur radhët e vonesat për emigrantët. Po bashkëpunohet dhe me palën greke për shtimin e sporteleve me qëllim lëvizjen e njëtrajtshme nga të dyja anët.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4247
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15