KAKAVIJE- Në ditën e katërt të vitit të ri, në pikat e kalimit kufitar vihet re shtim i fluksit të lëvizjes së emigrantëve. Gjatë 24 orëve të fundit, vetëme në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës kanë hyrë rreth 3100 persona dhe kanë dalë rreth 4500 të tjerë.
Po kështu, kanë hyrë 700 mjete, ndërsa në dalje janë regjistruar 1000 makina.
Bëhet me dije se pala shqiptare punon më 8 sportele, tre prej tyre në hyrje dhe 5 në dalje.
Ndërsa pala greke punon me 5 sportele, 2 në hyrje dhe 3 në dalje.
Ditën e sotme, ndryshe nga dy ditët e kaluara, vihet re krijimi i radhëve të automjeteve në pritje për të kaluar kufirin.
Kryesisht në radhë janë autobusë të linjës Tiranë-Athinë.
KUKËS, FLUKS EMIGRANTËSH EDHE NË PIKËN KUFITARE TË MORINËS
Pikat Kufitare të Qarkut të Kukësit, që e lidhin vendin me Kosovën, kanë shënuar një numër të lartë hyrje, për shkak të largimit të emigrantëve kosovarë në vendet ku jetojnë, pas mbarimit të festave të fundvitit. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Kufirit dhe Migracionit, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në doganën e Morinës, në Kukës, kanë hyrë më shumë se 7 mijë shtetas ndërkohë që kanë dalë prej saj më shumë se 5 mijë të tjerë.
Të njëjtat burime thonë se edhe numri i automjeteve që kanë hyrë në Shqipëri nga Kosova, ka qenë i lartë.
Kështu, në vendin tonë kanë hyrë rreth 3 mijë automjete ndërkohë që kanë dalë më shumë se 2 500 të tjera. Gjatë gjithë kohës, drejtoria e Kufirit dhe Migracionit ka punuar me 5 sportele dhe personel të shtuar për të evituar radhët që mund të krijohen dhe përpunimin në një kohë sa më të shkurtër të dokumentacionit.
Gjatë kësaj jave, në Kosovë, përmes Pikave të Kalimit Kufitar të Kukësit, kanë hyrë më shumë se 20 mijë shtetas ndërkohë që kanë dalë nga Kosova rreth 16 mijë të tjerë. Ky fluks, duke e krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është në rënie, çka do të thotë se emigrantët kosovarë, që punojnë e jetojnë në vendet europiane, nuk janë rikthyer në vendlindje, për shkak të krizës ekonomike që ka përfshirë vendet ku qëndrojnë.
SITUATË E QETË NË PIKËN E KALIMIT KUFITAR TË KAPSHTICËS
Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës dita e sotme paraqitet e qenë, pasi nuk ka fluks lëvizje apo radhë emigrantësh e automjetesh. Gjatë 24 orëve të fundit, në këtë pikë të kalimit kufitar kanë hyrë 1871 persona dhe kanë dalë 2826.
Ndërkaq, janë regjistruar në hyrje drejt Shqipërisë 430 automjete, ndërsa në dalje drejt Greqisë 731 automjete.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com