Fluks në pediatrinë e Korçës dhe Pogradecit, 60-80 fëmijë çdo ditë për vizita! Mjeku: Mos përdorni antibiotik, konsumoni lëngje

Janari i ka gjetur spitalet e Korçës dhe Pogradecit me pacientë që kërkojnë të marrin një mjekim më të specializuar në urgjencë apo pediatri. Shkak për këtë fluks te lartë të pacientëve janë bërë virozat e stinës.

Mesatarisht në pediatrinë e Korçës paraqiten nga 60 deri në 80 fëmijë në ditë njëjtë me shifrën edhe të Pogradecit. Shefi i pediatrisë Pogradec, Behxhet Lickollari tha për gazetarin Armand Braho se prindërit duhet që të trajtojnë temperaturën te fëmijët me paracetamol apo ibuprofen në 2 ditët e para dhe nëse vijon të kërkon ndihmë nga mjeku.

“Në pavijonin e pediatrisë së Pogradecit kemi situatë të ngarkuar epidemike. Paraqiten rreth 80 fëmijë në 24 orë me viroza, me virusin e gripit, me bark e të vjella, me temperatura, ethe. Nëse temperatura fillon, prindërit duhet t’i mbajnë në shtëpi me lëngje dhe duhet të paraqiten në spital nëse zgjat më shumë se 2 ditë dhe shoqërohet me ethe. Në kushte shtëpie do përdorin paracetamol dhe ibuprofen. Të ruhen nga ekspozimi në kolektiv. Të mos përdorin antibiotik pa u vizituar, të vishen mirë”, tha shefi i pediatrisë Pogradec, Behxhet Lickollari.

E njëjta situatë paraqitet edhe tek urgjencat me një mesatare prej 100 deri në 150 vizita në ditë por jo të gjitha këto raste kanë të bëjnë me virozat e stinës. Aktualisht sipas mjekëve vizitat apo shtrimet në pëegjithësi kanë të bëjnë me virozat.

“Aktualisht kemi situatë me rritje të rasteve. Kjo ka nisur 2 javë para vitit të ri dhe vijon. Nuk është fluks jashtë pritshmërisë. Zakonisht rastet janë të lehta dhe forma të mesme, pa prekje të mushkërive. Rekomandohen paracetamol e ibuprofen, shumicë lëngjesh dhe ushqime me vitamina, fruta, perime e produkte mishi. Format e mesme dhe më të rënda kanë prekje të mushkërive dhe këshillohet trajtim në spital. Faza më delikate është rreth një javë”, tha shefi i urgjencës Pogradec, Genci Zyferi.

Mjekët këshillojnë se pas konstatimit të parë me këto viroza si fëmijët ashtu edhe të rriturit duhet të trajtohen në shtëpi me antipiritik kundër temperaturës dhe lëngje dhe pas 4-5 ditësh nëse nuk ka përmirësim duhet të paraqiten te mjeku i familjes ose në urgjencat e spitaleve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Publikohet deklarata e përbashkët, ja çfarë u diskutua në Bruksel

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Publikohet deklarata e përbashkët, ja çfarë u diskutua në Bruksel