Mbi 6600 udhëtarë dhe 2100 automjete pritet të mbërrijnë gjatë ditës së sotme në Portin e Durrësit, në kulmin e sezonit turistik.
Deri më tani kanë mbërritur tre tragete, dy nga Bari dhe një nga Ankona, me 3943 udhëtarë dhe 1281 automjete. Në mbrëmje priten edhe dy tragete të tjera nga Bari, me rreth 2700 udhëtarë dhe 900 automjete.
Për përballimin e fluksit po punohet me 18 sportele, ndërsa kamionët përpunohen në terminalin e dedikuar dhe në sportele të veçanta.
Në 7 muajt e parë të viti nëpërmjet Portit të Durrësit kanë udhëtuar gati 350 mijë pasagjerë. Nga ky total 189 mijë kanë mbërritur në Shqipëri.
Lajmi kryesor:
Piku i sezonit sjell fluks turistësh! Mbi 25 mijë shqiptarë të Kosovës hyjnë nga Morina në vetëm 3 orë! Mijëra udhëtarë edhe në Portin e Durrësit dhe Vlorës









