Sezoni turistik ka kapur pikun ndaj mijëra emigrantë por dhe turistë po vijnë për pushime në vendin tonë. Nga Brindisi i Italisë kanë mbërritur në Portin e Vlorës, mëngjesin e së shtunës, 818 udhëtarë dhe mbi 200 mjete.

Ndërsa me tragetin e pasdites pritet të vijnë dhe 1 e 100 pasagjerë të tjerë.

Fluksi i portit i ndje menjëherë dhe në qytet, ku trafiku është mjaft i rënduar.

Sakaq, dogana shqiptare bën të ditur se në Portin e Vlorës janë përpunuar rreth 8 mijë pasagjerë dhe mbi 2 mijë autovetura, gjatë javës së parë të gushtit (1-7 gusht).

Fluksi pritet të vijojë i lartë edhe në ditët në vazhdim.


Lajmi kryesor:

Piku i sezonit sjell fluks turistësh! Mbi 25 mijë shqiptarë të Kosovës hyjnë nga Morina në vetëm 3 orë! Mijëra udhëtarë edhe në Portin e Vlorës, trafik në qytet