Fluks pacientësh në QSUT nga virozat e stinës, doktor Gentian Stroni thirrje qytetarëve: Vaksinohuni!

80 deri në 100 persona paraqiten cdo ditë pranë spitalit Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Me ndryshimin e klimës, pacientët kanë filluar të paraqesin probleme me virozat, por ndryshe nga ccdo vit tjetër, numri i pacientëvë që paraqiten ccdo ditë pranë Spitalit Efektiv, është më i ulët. 

Këtë fakt, e ka thënë për kamerën e Report Tv, mjeku infeksionit në QSUT Gentian Stroni, i cili theksoi gjithashtu se situata është e qendrueshme, por pritet ndryshim i saj pas kalimit të stinës së vjeshtës. 

Ndër të tjera, doktor Gentian Stroni tha se viroza më e përhapur është ajo e gripit, dhe se kjo periudhë shërben më së miri për të marrë masa parandaluese.

Është koha më e përshtatshme për bërjen e parandalimit të virozave që do vijnë më mbrapa, dhe nëse flasim për to, kemi të bëjmë me virusin e gripit. Vitrusi i gripit do duhet të parandalohet me vaksinën, e cila aktualisht ndodhet në tregun shqiptar farmaceutik dhe quhet “tetavax”, e cila të mbron nga 4 elemente të gripit.

Gentian Stroni, doktor

Doktor Gentian Stroni u bëri thirrje qytetarëve të vaksionohen sa më shpejt dhe të marrin të gjitha masat parandaluese për të shmangur prekjen nga viruset e gripit. Sipas doktorit, viruset e gripit janë në ndryshim të vazhdueshëm, prandaj vaksinimi rekomandohet çdo vit

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?