Në kumin e sezonit turistik, kur mijëra pushues nga Kosova, por edhe më gjerë dynden drejt plazheve të vendit tonë, imazhi i parë me të cilin ata përballen sapo kalojnë kufirin Kosovë-Shqipëri, janë mbeturinat.
Prej ditësh, segmenti Kukës-Morinë i Rrugës së Kombit është kthyer në një vend grumbullimi mbeturinash urbane, të cilat i konstaton në të gjithë gjatësinë e tij, ku pirgje të mëdha mbetjesh janë grumbulluar, duke treguar, se aksioni i ndërmarë nga Ministria e Mjedisit e Turizmit, “Të pastrojmë Shqipërinë që Duam” nuk ka mbërritur deri në Kukës.
Mbeturinat anës Rrugës së Kombit
Kjo situatë e krijuar, ka shkaktuar një ndotje të ambientit, pasi sapo afrohesh në zonën në fjalë, era e rëndë e mbetjeve është e padurueshme. Një tjetër shqetësim i udhëtarëve që përshkojnë këtë segment rrugor është edhe derdhja e ujërave të zeza në autostradë, pasi banesat që janë ndërtuar aty, nuk janë të përfshira në rrjetin e kanalizimeve të ujërave të zeza. Qeveria ka parashikuar që duke nisur nga muaji shtator në rrugën e Kombit të rinisë aplikimi i tarifës së kalimit për automjetet.
Mbeturinat anës Rrugës së Kombit
”Mbeturina hedh mbeturinë”
PërgjigjuVazhdon stili EGjK ppp ta degradojme sa te mundim qe kur te veme taksen te duket sikur ka rilindur
Përgjigju