Për shkak të fluksit të madh të pushuesve që kthehen nga Gjiri i Lalzit për në Tiranë, policia ka devijuar trafikun.
Policia bën me dije se trafiku eshte renduar qe prej ores 17:00 te se dieles duke theksuar se ngarkese eshte shenuar edhe ne hyrje te Tiranes.
Për shkak të mbingarkesës nga fluksi, ata që udhëtojnë në kthim nga Gjiri i Lalzit-Maminas për në Tiranë, trafiku devijohet nga rruga për në Hamallaj-Perlat-Sukth.
Policia Rrugore i bën thirrje drejtuesve të automjeteve të cilët kanë destinacion të ndryshëm nga Gjiri i Lalzit për të mos u bllokuar dhe për të lehtësuar sadopak trafikun të zgjedhin aksin Tiranë- Ndroq- Plepa- Durrës.
Ngarkesa në trafik janë shënuar edhe në Lezhe, Shkodër dhe Velipojë por që po monitorohen nga policia rrugore.
[gallery]23014[/gallery]
Kthimi nga plazhi, trafik edhe në Shëngjin
Trafik i jashtëzakonshëm mjetesh haset edhe në Shëngjin. Dyndja e menjëhershme e pushuesve të cilët dalin nga plazhi ka sjellë radhë kilometrike automjetesh. Policia rrugore është vendosur në disa pika të këtij aksi rrugor deri ne Milot duke ndërhyrë ne normalizimin e lëvizjes. Trafiku i rënduar pritet të jetë prezent deri në orët e mbrëmjes.
Fluks automjetesh edhe në aksin Vlorë-Fier dhe në Fier-Tiranë
Blutë bëjnë me dije se ngarkesë është shënuar edhe në aksin Vlorë-Fier dhe në aksin Fier-Tiranë.
Edhe në orët e mbrëmjes ka patur fluks automjetesh në aksin rrugor Himare -Vlore, në qytetin e Vlores Rradhime - Vlore.
Ne aksin Levan - Fier ka ngarkese maksimale mjetesh.
Shumica e njerëzve kanë vendosur që këtë fundjavë ta kalojnë në plazh, dhe kjo ka sjellë një trafik të mbingarkuar.
Në Njoftimin për mediat Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve për të respektuar shpejtësinë, parakalimet e gabuara dhe sidomos shenjat e punonjësve të Policisë për një kthim të sigurtë.
/Shqiptarja.com

VIDEO