Me 9.2 milionë turistë të përpunuar në tetë muaj, Aeroporti i Rinasit po përballet me fluks rekord udhëtarësh. Menaxhimi i këtij fluksi dhe puna e Policisë Kufitare ishin në fokus të vizitës së ministrit të Brendshëm, Ervin Demo, dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.
“9.2 milionë turistë të përpunuar në këto 8 muaj tregon jo vetëm angazhimin e forcave të policisë por edhe suksesin që ka Shqipëria. Ju jeni fytyra e parë që shohin në vendin tonë dhe marrëdhënia që krijojmë është ajo që duam të tregojmë për vendin tonë. Rinasi është pika kryesore. Ajo që ne presim është rritje e numrit të turistëve, më shumë fluks dhe punë. 1.7 milionë turistë vetëm në gusht. 3 milionë pasagjerë janë përpunuar vetëm nga 3-gate. Kjo tregon eficencën që teknologjia sjell. Ne do punojmë më fort që ta shtrijhmë teknologjinë në të cila shërbimet për të rritur eficencën, garantuar sigurinë publike dhe krijuar një eksperiencë të re për turistët. Sjellja duhet të jetë model.” tha Demo
Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, tha se krahas përballimit të fluksit në rritje, Policia Kufitare ka vijuar edhe goditjen e rasteve të kriminalitetit.
““Kjo pikë kalimi kufitar ka ardhur duke u rritur. Për muajin gusht janë përpunuar gati 23% se një vit më parë. Përpunimi në e-gate zgjat 14 sekonda kundrejt 28 sekonda në kabina. Shërbimet kufitare nuk e kanë lënë jashtë vëmendjes goditjen e krimit. Kemi pasur raste trafikimi të drogës nga Kanadaja në drejtim të Shqipërisë. Kemi bërë një punë të mirë në identifikimi ne rasteve dhe në vënien para përgjegjësisë së autorëve. Puna vazhdon përditë në ndihmë të pasagjerëve, rendit dhe sigurisë” tha drejtori i përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita










Komente
Komento