TIRANË- Virozat e stinës jo vetëm kanë rritur numrin e qytetarëve që kërkojnë ndihmë në urgjencë dhe të mjeku i familjes, por shkaktojnë simptoma aq të rënda, saqë shpesh herë nuk mund të menaxhohen në kushte shtëpie
"Me tempraturë të pakontrrollueshme në banesë 39-40 gradë, ku dhe përdorimi i antipiretikëve nuk ka sjellë përmirësim të gjendjes", tha Mandri.
Dr. Bektash Mandri mjek familjeje në qendrën 10 në Tiranë flet për një fluks të lartë pacientësh me shenja gripi.
"Kanë pasur kollë të thatë, kollë me sekrecione, janë pak raste që i kemi pasur me diarre dhe të vjella, kanë qenë anoreksi, dhimbje kockash. Kemi pasur infeksione të rrugëve të sipërme respiratore, kemi pasur gjendje virale nga gripe të stinës”, tha doktori.
Megjithatë, bashkë me gripin sezonal po qarkullon ndjeshëm dhe COVID-19 dhe kërkesa për teste të shpejta është rritur ndjeshëm. Raste pozitive me koronavirus janë hasur dhe te foshnjat.
“Kemi edhe fëmijë të vegjël, mbi 1 vjet me COVID, por nuk kanë pasur një klinikë të rënduar, klinikë as mesatare nuk ka qenë. Grupmosha mbi 10 vjeç, 12-15 vjeç janë më të të prekurit nga COVID. Minimumi 2 raste në ditë vetëm në qendrën shëndetësore 10 janë pozitive me covid", përfundoi doktori.
Duke e cilësuar situatën serioze për shkak se po qarkullojnë njëkohësisht viruse dhe variantet e COVID -19, mjeku rekomandon ruajtjen e higjienës dhe shmangien e hapësirave me grumbullime të mëdha.
“Të shmangim patjetër marrjen e fëmijëve në ambiente publike , në kafene që I marrin me vete, qendra tregtare, higjiena , mos prekja e hundëve , gojës me duar etj", tha ai.
B.K./AV/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Komision hetimor vetëm për çështje konkrete,jeni dakord me propozimin e PS?
-
Po
69.4%
-
Jo
24.5%
-
Nuk e di
6.1%
Vota total: 2326
Lajme të tjera
-
Virozat në Elbasan shtojnë fluksin në urgjencë, çdo 24 orë kërkojnë ndihmë mbi 170 qytetarë
19 Tetor, 19:25
-
Mbi 160 pacientë kërkojnë ndihmë në urgjencën e Kukësit, virozat në rritje! Shkak luhatjet e temperaturave
16 Gusht, 15:42
-
Fluks në pediatrinë e Fierit, 100 raste në ditë! Fëmijët preken masivisht nga virozat, mjekja: Simptomat janë të vjella, diarre e temperaturë
9 Gusht, 10:38
-
Sezoni turistik, fluks fëmijësh në Pediatrinë e Lezhës! 50 pacientë të vegjël paraqiten çdo dite në urgjencë! Mjeku: Nuk duhet të ekspozohen shumë në diell
15 Korrik, 18:36
-
Pogradec/ Fluks në pediatri, 60 fëmijë në ditë për vizita! Mjeku: Shkak virozat e stinës
4 Korrik, 16:38
-
Fluks vizitash në pediatrinë e Fierit, mjekja: Viroza shfaq temperatura të larta, diarre dhe të vjella
24 Qershor, 15:32
-
Viroza dhe alergji të stinës, shtohet numri i pacientëve në Elbasan, mjeku: Kujdes të sëmurët me zemër dhe asmatikët
27 Prill, 16:27
-
Virozat e stinës, fluks në spitalin e Gjirokastrës, mjeku: Janë dyfishuar vizitat, gripi më agresiv se vitet e tjera
2 Shkurt, 09:18
-
Virozat e stinës dhe gripi, fluks në Qendrat Shëndetësore të Vlorës! Mjeku: Preken rrugët e frymëmarrjes! Kryejmë deri në 60 vizita në ditë
31 Janar, 17:46
-
Mjeku Tanka: Vaksinimi, masa për t’u mbrojtur nga rastet e rënda të gripit! Mos përdorni antibiotikë nëse keni kollë pa temperaturë, të merren me sugjerimin e mjekut
23 Janar, 12:16
-
Fluks në qendrat shëndetësore, mjeku: Qarkullojnë disa lloj variantesh të virozave! 3 ditët e para të sëmundjes kalojini në shtëpi, pini lëngje e vitaminë C
20 Janar, 16:38
-
Zbardhet vendimi/ 2-8 vite burg kush përhap infeksione pa e ditur, Gjykata Kushtetuese rrëzon ndryshimet në Kodin Penal, ndëshkim vetëm për përhapësit e sëmundjeve me dashje
18 Janar, 21:35
Po shkolla nuk eshte ambient publik????
Përgjigju