Fluks të sëmurësh! Viroza, gripi e COVID në të njëjtën kohë! Mjeku për Report TV: Të infektuar dhe 1 vjeç! Mos merrni me vete fëmijët në ambiente publike

TIRANË- Virozat e stinës jo vetëm kanë rritur numrin e qytetarëve që kërkojnë ndihmë në urgjencë dhe të mjeku i familjes, por shkaktojnë simptoma aq të rënda, saqë shpesh herë nuk mund të menaxhohen në kushte shtëpie

"Me tempraturë të pakontrrollueshme në banesë 39-40 gradë, ku dhe përdorimi i antipiretikëve nuk ka sjellë përmirësim të gjendjes", tha Mandri.

Dr. Bektash Mandri mjek familjeje në qendrën 10 në Tiranë flet për një fluks të lartë pacientësh me shenja gripi.

"Kanë pasur kollë të thatë, kollë me sekrecione, janë pak raste që i kemi pasur me diarre dhe të vjella, kanë qenë anoreksi, dhimbje kockash. Kemi pasur infeksione të rrugëve të sipërme respiratore, kemi pasur gjendje virale nga gripe të stinës”, tha doktori.

Megjithatë, bashkë me gripin sezonal po qarkullon ndjeshëm dhe COVID-19 dhe kërkesa për teste të shpejta është rritur ndjeshëm. Raste pozitive me koronavirus janë  hasur dhe te foshnjat.  

“Kemi edhe fëmijë të vegjël, mbi 1 vjet me COVID, por nuk kanë pasur një klinikë të rënduar, klinikë as mesatare nuk ka qenë. Grupmosha mbi 10 vjeç, 12-15 vjeç janë më të të prekurit nga COVID. Minimumi 2 raste në ditë vetëm në qendrën shëndetësore 10 janë  pozitive me covid", përfundoi doktori.

Duke e cilësuar situatën serioze për shkak se po qarkullojnë njëkohësisht viruse dhe variantet e COVID -19, mjeku rekomandon ruajtjen e higjienës dhe shmangien e hapësirave me grumbullime të mëdha.

“Të shmangim patjetër marrjen e fëmijëve në ambiente publike , në kafene që I marrin me vete, qendra tregtare, higjiena , mos prekja e hundëve , gojës me duar etj", tha ai.

B.K./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xxxx: 11/01/2022 19:20

    Po shkolla nuk eshte ambient publik????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Durrës, arrestohet shtetasi italian me qëllim ektradimin në Spanjë! 59-vjeçari ishte dënuar për trafik narkotikësh

Durrës, arrestohet shtetasi italian me qëllim ektradimin në Spanjë! 59-vjeçari ishte dënuar për trafik narkotikësh