Fluks udhëtarësh në Morinë, pushuesit nga Kosova zgjedhin bregdetin shqiptar për të kaluar fundjavën

Në pikën e kalimit kufitar të Morinës vijon të ketë fluks të madh udhëtarësh nga Kosova të cilët kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet verore.

Sipas raportimeve, dje drejt Shqipërisë në katër pikat e kalimit kufitar (Morinë, Shishtavec, Qafë prush dhe Qafë Morinë) te qarkut Kukës, gjithsej kanë hyrë 16 mijë e 560 shtetas kosovare me rreth 4158 mjete.

Në pikën e kalimit kufitar në Morinë, është shënuar fluksi më i lartë i hyrjeve me rreth 15667 persona më pas vjen pika e kalimit Qafë Morinë me 515 për të vijuar me Qafë Prushin, ku kanë hyrë  310 shtetas të Kosovës dhe nga pika e kalimit kufitar në Shishtavec kanë hyrë 68 persona.

Ndërkohë një fluks automjetesh është vërjetur edhe të dielen paradite në doganën e Morinës.

Pika kufitare e Morinës është një pikë shumë e rëndësishme duke qenë se përpunon numrin më të madh të vizitorëve gjatë vitit.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia