/ ATSH/ - Nxënës te kolegjit grek "Arsakeio" në Tiranë, nga shkollat 9-vjeçare "Avni Rustemi", "Gjergj Fishta" në Tiranë, maturantët e shkollës së gjuhëve të huaja "Asim Vokshi", fëmijët e Qëndës komunitare "Ëngjëjt e vegjël", si dhe një grup fëmijësh, të cilët i përkisnin komunitetit rom, kanë vizituar përgjatë kësaj jave Muzeun Historik Kombëtar në kuadrin e 70- vjetorit të çlirimit.
Muzeun Historik Kombëtar ka organizuar përgjatë kësaj kohe një sëre aktivitetesh të tilla që nuk janë veç pjesë e
Fëmijët e Qëndrës komunitare Ëngjëjt e vegjël
festimeve të 70- vjetorit të çlirimit, por edhe si pjesë e programeve edukative që muzeu ka në projektet e tij për fëmijët dhe të rinjtë.
Gjatë vizitave të shpeshta, nxenesit e shkollave kanë shfaqur një interes të madh jo vetëm për paviionin e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, por për çdo pavion, ku të shumta kanë qënë pyetjet e tyre, si dhe shënimet që ata kanë mbajtur.
Poezi dhe proza me subjekt Festat Kombëtare, janë recituar nga nxenesit përpara bustit të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, pasi ata kanë
Maturantët e shkollës së gjuhëve të huaja Asim Vokshi
kënduar në kor Himin Kombëtar të Shqipërisë.
Ndërkohë që nxënës nga shkolla "Avni Rustemi" kanë interpretuar një pjesë nga vepra e Andon Zako Çajupit "14 vjeç dhëndër"